Limaj kritikon devijimin nga rendi i ditës, kërkon reagim nga Kushtetuesja

E martë, 17 Nëntor, 2026

Pas dështimit për herë të 53-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së drejtimit të seancës nga Avni Dehari.

Limaj akuzoi kryesuesin për devijim nga rendi i ditës dhe theksoi se ky veprim bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Gjykata Kushtetuese duhet ta njohë këtë realitet”, tha ai, duke nënvizuar se 30 ditët e përcaktuara nga aktgjykimi kushtetues nuk janë shfrytëzuar për votim, jo për faj të deputetëve, por për faktin se nuk iu është dhënë mundësia për ta ushtruar këtë të drejtë.

Sipas Limajt, nga dita kur është shpallur vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, deputetët nuk kanë pasur asnjë rast real për të votuar në seancë.

Seanca konstituive pritet të vazhdojë sonte në orën 22:00.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.