Krasniqi akuzon Kurtin për bllokim të institucioneve: Situatë absurde në Kuvend

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj, Albin Kurti, për, siç u shpreh ai, sjellje destruktive në krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit.

Në seancën e sotme të Kuvendit, e cila për të 53-ën herë nuk arriti të konstituohet, Krasniqi deklaroi se vendi ndodhet në një gjendje politike absurde si pasojë e bllokadës nga Vetëvendosje. Ai akuzoi Kurtin për përpjekje për të instaluar një “diktat politik” në Kosovë.

“Situatë më absurde nuk ka pasur asnjëherë në të kaluarën. Shpresoj se qytetarët po e kuptojnë që autoriteti e diktati i Albin Kurtit që po tenton ta instalojë në institucionet e Kosovës, ka marrë fund dhe nuk do të lejojmë që të kalojë”, u shpreh Krasniqi.

Nga ana tjetër, edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hikmete Bajrami, shfaqi zhgënjim të thellë me zhvillimet politike, duke thënë se nuk pret ndryshim as nga vazhdimi i seancës së radhës, e cila është thirrur për sonte në orën 22:00.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituar, në pritje të një marrëveshjeje politike që do t’i japë fund krizës institucionale.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.