Hashim Thaçi kërkon hetim të thellë ndërkombëtar për sulmin terrorist në Banjska

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ish-kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për “Rubikon” të Klan Kosovës në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator 2023 në Banjska të Zveçanit. Thaçi ka kërkuar hetime të thella dhe gjithëpërfshirëse, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të ngushtë me ndërkombëtarët.

Ai ngriti pyetje kyçe mbi ngjarjen, duke thënë se Kosova kishte në dorë të gjitha mjetet për të parandaluar këtë sulm, por pavarësisht kësaj, mbi tetëdhjetë persona të uniformuar dhe të armatosur arritën të hyjnë dhjetëra kilometra brenda territorit të Kosovës.

“Kosova kishte në dorë edhe shkopin edhe karotën, si ndodhi të shfaqen mbi tetëdhjetë njerëz të uniformuar dhe të armatosur, me dhjetëra kilometra në brendësi të territorit të Kosovës? Si ndodhi tolerimi i largimit të tyre qetësisht në pikë të ditës sikur të ishin ‘krushq të lirisë’ e jo atakues të lirisë dhe shtetit? Si erdhi deri te kjo ngjarje?”, tha Thaçi.

Ai shtoi se vetëm drejtësia e pavarur dhe transparente, e mbështetur nga hetime të përbashkëta me ndërkombëtarët, mund të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarjeje.

“Kosova e vërteta i duhet më shumë në raport me ndërkombëtarët, sesa për të kënaqur opinionin publik,” përfundoi ai.

Ky apel i Thaçit vjen në një moment ku ngjarja e Banjskës vazhdon të jetë një çështje e ndjeshme politike dhe siguri për vendin, duke nxitur nevojën për përgjegjësi dhe zbardhje të plotë të fakteve përpara opinionit publik dhe komunitetit ndërkombëtar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.