“Marlee`s Got Talent” kori i fëmijëve shqiptarë në zemër të Torontos

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në një qytet si Toronto, ku zërat e komuniteteve ndërthuren përtej kufijve gjeografikë, një nënë shqiptare nisi t’u mësonte këngë shqipe dy fëmijëve të saj. Nuk kishte ndonjë skenë, as audiencë. Ishte një akt i thjeshtë dhe i vetëdijshëm: t’u lërë trashëgimi gjuhën dhe kulturën nga të cilat rridhnin. Ajo që nisi si një përpjekje personale për të mbajtur gjallë identitetin në një shtëpi të vogël emigrantësh, u kthye me kohë në një kor komunitar që sot mbledh dhjetëra fëmijë dhe prindër shqiptarë nga e gjithë zona metropolitane.

Pra kështu lindi “Marlee’s Got Taleny”, kori i fëmijëve shqiptar në Toronto.

Sot ky kor e ka tejkaluar funksionin e një grupi muzikor. Ai është bërë një pikë referimi për familjet shqiptare në qytet, një vend ku fëmijët mësojnë këngë tradicionale, por edhe ku ndërtohet identiteti, forcohen lidhjet mes brezave dhe kultivohet vetëdija kulturore. Përmes aktiviteteve kori ka krijuar një platformë të qëndrueshme për përfaqësimin kulturor të shqiptarëve në Kanada.

Ina Xoxa rrëfen sfidat e ndërtimit të një projekti komunitar në kushte emigracioni, rolin e prindërve të saj në formimin artistik dhe shoqëror, si dhe rëndësinë që ka për të përfshirja aktive e fëmijëve shqiptarë në procesin e trashëgimisë kulturore.

Gjithçka nis nga një ide. Që mund të jetë e thjeshtë, naive e nëse i dedikohesh me përkushtim në fund mund të dalë një projekt i mrekullueshëm. Pra po e nisim me këtë pyetje Si lindi ideja për të krijuar një kor fëmijësh shqiptarë në Toronto?

Ideja lindi nga dy fëmijët e mi. Ata që të vegjël merrnin mësime në “Royal Conservatory of Music” (Toronto) në kitarë dhe piano si dhe luanin e këndonin bashkë, si një orkestrinë e vogël. Me shumë dëshire shtuan në repertorin e tyre edhe këngë shqiptare që i mësuan me mua. Lagjja ime ka shume fëmijë shqiptarë pasi këtu jetojnë shumica e shqiptarëve të Torontos. Shume mikesha të mia muzikante, mësuese e piktore e përkrahën me entuziaëm idenë time që tu mësoja këngë shqiptare fëmijëve tanë. Kështu që në 2011 u ngrit Kori i fëmijëve me 24 fëmijë të moshave të ndryshme. Provat i bënim në shtëpinë time. Një meritë të veçantë kanë muzikantja e talentuar Koncert maestro Orkestrës Filarmonike të Gjithë Torontos (GTPO) Entela Galanxhi, që ka orkestruar mbi 50 këngë të Korit të Fëmijëve si dhe i ka shoqëruar me violinë së bashku me muzikantet Mara Cako (piano) dhe Qazim Kallushi, drejtor ekzekutiv i GTPO, me kitarë.

Nga mjekësia te muzika është një oqean në mes. Ju nuk keni një formim muzikor profesional, por keni arritur të krijoni një organizim artistik që funksionon si një institucion i vërtetë komunitar. Si u formësua kjo rrugë për ju?

Mjekësia ishte njëra nga zgjedhjet e mia, pasi kam pasur pasion edhe letërsinë e muzikën. Që në moshën 6 vjeçare kam marrë mësime pianoje në Sarandë me profesorin tim të dashur dhe shumë të taletuar, Thoma Gjoni. Ai ka qenë mjeshtër në krijimin e orkestrinave të fëmijëve në festivalet vjetore të fëmijëve në Sarandë, në të cilat kam marrë pjesë edhe unë, si pianiste por edhe në kor. Duke qenë e pasionuar pas muzikës, njoh mirë shumë zhanre të saj.

Në Kanada u diplomova si mësuese në Universitetin e Otavës, ku mësova si të komunikoj me nxënësit dhe të bëj punë të diferencuar në çdo lëndë përfshi edhe muzikën. Profesioni i mësimdhënies me ndihmon të organizoj “Marlee’s Got Talent” (MGT) në bazë të aftësive, të përshtas programin duke akomoduar në të çdo pjesëmarrës të MGT-së. Unë bashkë me fëmijët punojmë me seriozitet dhe përkushtim që çdo projekt të jetë i sukseshëm. Nëse fëmijëve ju shpjegohet mirë qëllimi dhe objektivat ata të befasojnë me përgjegjshmërine e tyre dhe të nxisin të punosh edhe më mirë.

Na flisni pak për ndikimin që kanë pasur prindërit tuaj në formimin tuaj si mësuese, artdashëse dhe aktiviste në komunitet.

Prindërit e mi kanë qenë frymëzuesit e mi më të rëndësishëm në të gjithë formimin tim, në muzikë. Veçanërisht meritë ka im at, Stefan Kocaqi. Ai që në moshë të re ka qenë aktivist në grupin teatral të Lukovës si aktor por edhe si instrumentist (fizarmonikë). Të dy prindërit e mi kanë qënë arsimtarë të shkëlqyer, të përparuar për kohën si në metodologjinë e mësimdhënies por edhe në komunikimin me nxënësit. Përkrahnin, motivonin dhe inkurajonin të gjithë nxënësit pa përjashtim, drejt dijes. Im at është një rrëfenjes magjepsës, dhe së bashku me fizarmonikën e tij të dashur na hapte dritare frymëzimi në realitetin e ndrydhur komunist. Te treja motrat u rritëm të lira, pa paragjykime, me prindër liberale në shpirt, që na veshën me botën e tyre të pasur për të mos rënë pre e trushplarjes së sistemit. Të dy prindërit e mi organizonin koncerte artistike në shkolla, por punonin me një pasion të veçantë edhe në klasë. Kabinetet e biologjisë të tim eti ishin nga më të pasurit në Shqipëri, falë pasionit dhe dedikimit të mësues Stefanit dhe nxënësve tij të mrekullueshëm. Im at edhe pasi doli në pension ka dhënë shumë për komunitetin duke ndihmuar shumë të rinj të mësonin mjeshtëri të ndryshme të ofruara nga Fondacioni “Eja e Ndihmo”. Nga ime më, Shqipe dhe nga gjyshja ime Adelajde Birjani, trashëgova mjeshtërinë e komunikimit me nxënësit dhe njerëzit. Nga dajat e tezet e mia të mrekullueshme dashurinë për këngën dhe festat familjare e komunitare. Ne edhe sot që jemi shpërndarë kudo nëpër botë, këndojmë me pasion dhe i ndajmë gëzimet në grupi tonë të madh familjar online.

Tani që mësuam se nga ju vjen dashuria dhe pasioni për muzikën, jemi kurioz për emrin. Sepse Marlee nuk është emër shqiptar dhe as i lidhur në ndonjë mënyrë me kulturën shqiptare…

Shumica e shqiptarëve të Torontos jetojnë në lagjjen time që quhet “Marlee Avenue”. Prandaj edhe festivali mori emrin “Marlee`s Got Talent” (Në Marlee ka talent).

Nga dy fëmijë tuaj që këndonin në një festë komunitare në 2011, si u zgjerua kori në 24 anëtarë dhe më pas në mbi 40 sot?

Dëshirat e prindërve u përputhën me idenë time, që tu lëmë fëmijëve një repertor të pasur këngësh e vallesh, që të kenë njohuri për rrënjët dhe origjinën. Një punë të palodhur për të afruar sa më shumë prindër e fëmijë ka bërë bashkëpunëtorja ime me e ngushtë, Gentjana Aliaj, që me durim e largpamësi mblodhi shumë pjesëmarrës të rinj. Meritë të veçantë ka televizioni “Pasqyra Shqiptare” që ka regjistruar dhe ka ndarë në media të gjitha performancat e MGT-së. Kronikat dhe intervistat e “Pasqyrës Shqiptare” që në MGT1 në 2011-ën, u kanë dhënë mundësi shumë fëmijëve jashtë lagjes t’i bashkohen festivalit. Sigurisht, prindërit dhe fëmijët e MGT-së sjellin miqtë e tyre. Sot MGT ka rreth 60 pjesëmarrës të moshave 4 – 18 vjeç.

Cilat ishin sfidat tuaja të para në formimin e këtij kori dhe si i kaluat ato?

Sigurisht orkestrimet janë gjithmonë problemi kryesor. Për 10 vjet me radhë orkestrimet janë bërë vullnetarisht nga muzikantja e talentuar, krenaria e komunitetit tonë, Entela Galanxhi. Dy vitet e fundit orkestrimet janë mbuluar nga mjeshtri, Gojard Kodra i “Sofra Shqiptare Kanada”. Në fillimet e korit një mbështetje të veçantë ka dhënë muzikanti Vasil Kristaqi. Ai u nda nga jeta para pak kohësh duke na lënë si kujtim një buqetë të mrekullueshme orkestrimesh.

Sfida tjetër është përbërja e korit, me të gjitha moshat 4 – 18 vjeç. Duhet punë e diferencuar dhe gjetja e tonalitetit të duhur që të gjithë fëmijët të këndojnë lirshëm. Për shkak të kovidit koncertet në shkolla u anuluan për një periudhë 4–5 vjeçare dhe fëmijët e klasave 1-3 ju ka munguar eksperienca në skenë, në kor ose në valle. Kam punuar shumë që këta fëmijë të këndojnë lirshëm dhe të përballojnë mirë emocionet në skenë, që janë sfiduese edhe për të rriturit.

Cili ishte vizioni pas krijimit të “Marlee’s Got Talent”? Si ndryshon ky aktivitet nga një koncert tradicional?

Vizioni i MGT-së është të krijojë një arkiv të pasur këngësh, vallesh e poezish shqiptare etj. Kjo arkivë do të ndahet në social media, YouTube etj. për të gjithë fëmijët e diasporës që nuk kanë mundësi të marrin pjesë në aktivitete të tilla. Një qëllim tjetër edhe më i rëndësishëm është të nxisë punën vullnetare në komunitet. Të mësojmë të ndihmojmë njëri-tjetrin duke i lënë fëmijëve tanë një komunitet të bashkuar si një familje e madhe.

“Marlee’s Got Talent” ka 2 pjesë: njëra tërësisht folklorike shqiptare dhe tjetra tipike talent show me pjesë shqiptare dhe ndërkombëtare.

Një nga veçantitë më të mëdha të MGT-së është se nuk ka audicione. Pse e keni zgjedhur këtë qasje përfshirëse?

MGT funksionon si koncert tipik shkolle kanadeze. Në shkollat kanadeze organizohen 2 koncerte në vit: një në Dimër dhe një në Pranverë ku çdo klasë ka performancën e vet me pjesëmarrjen e plotë të të gjithë nxënësve të çdo klase. Edhe MGT ju jep një mundësi të gjithë fëmijëve shqiptarë të mësojnë këngët e vallet tona, të lidhen me njëri-tjetrin dhe të krijojnë kujtime të përbashkëta komunitare. Duke pasur si qëllim trashëgiminë e kulturës sonë te fëmijët e diasporës, audicionet do ta kufizonin këtë mundësi.

Në ç’mënyrë kjo përfshirje pa përzgjedhje ka ndikuar në vetëbesimin dhe zhvillimin e fëmijëve që marrin pjesë?

Duke qenë mësuese në profesion, unë krijoj një program artistik të diferencuar duke akomoduar talentet e fëmijëve me nivelin e vështirësisë së performancave. Fëmijët e pa ekspozuar me skenën kanë performanca më të thjeshta. Të gjithë fëmijët ndjehen të përfshirë dhe punojnë me shumë pasion për t’u paraqitur sa më mirë. Ata motivohen nga qëllimi i MGT-së që gjithçka mësojnë në MGT e ndajnë me bashkëmoshatarët e tyre që nuk kanë mundësi ta ndjekin këtë event. “Pasqyra Shqiptare” është skena jonë virtuale që fton shumë fëmijë në ekranin e saj për të na ndjekur e për t’u bashkuar me ne në shfaqjet e ardhshme.

Një listë e gjatë bashkëpunëtorësh dhe artistësh janë bërë pjesë e MGT-së ndër vite. Si i keni krijuar këto lidhje dhe çfarë do të thotë kjo mbështetje për ju?

Shumica e artistëve jetojnë në lagjen “Marlee” dhe jemi miq prej vitesh. Muzikantët Entela Galanxhi, Qazim Kallushi, Mara Cako dhe Rudin Lengo kanë shkolla muzike dhe nxënësit e tyre janë pjesë e MGT-së. Një bashkëpunim të shkëlqyer kemi pasur me Shkollën “Papadhimitri”. “Trio Fammus” me profesor Jani Papadhimitri dhe vajzat e tij Sofiola dhe Livia kanë shoqëruar Korin e MGT-së në fundraising events. Kori i MGT-së ka kënduar me Korin e shkollës FHCI, drejtuar nga mësuesja e talentuar Livia Papadhimitri. Shkolla e muzikës Papadhimitri merr pjesë çdo vit me performanca të mrekullueshme në MGT. Vitet e fundit muzikanti Gojard Kodra ka marrë pjesë vullnetarisht si DJ dhe ka bërë orkestrimet e Korit të MGT-së. Shumë biznese shqiptare, në emër të atdhedashurisë për të përcjellë te fëmijët kulturën tonë, sponsorizojnë me dëshirë dhe me entuziazëm. Ekspozimi i MGT-së në komunitet bëhet në rrjetet sociale, në YouTube, në intervistat e “Pasqyrës Shqiptare” dhe në përhapjen e lajmit nga prindërit dhe fëmijët.

E keni përmëndur disa herë gjatë intervistës bashkëpunimin dhe mbështetjen që kenë marrë nga ajo, por tani na tregoni pak më shumë për Entela Galanxhi dhe rolin e saj si kompozitore dhe arranxhuese e mbi 50 këngëve. Si ka ndikuar kjo në cilësinë muzikore të korit?

Entela Galanxhi është një aktiviste e shkëlqyer e komunitetit tonë. Ajo është mësuese muzike në shkollë, është Koncert maestër në GTPO, merr pjesë në shumë evente komunitare bashkë me të shoqin, Qazim Kallushi, dhe ajo gjen kohë edhe për arranzhimet e muzikës për korin e MGT-së vullnetarisht për 10 vjet. Kori i MGT-së këndon vetëm prej mbështetjes së saj të pakursyer. Fëmijët janë me shumë fat që e kanë në lagje.

Si funksionon puna në grup mes prindërve, fëmijëve dhe organizatorëve? A mund ta quajmë MGT një komunitet në vetvete?

MGT është një komunitet i vërtetë me gjithë kuptimin e fjalës. Fjala kyç është vullnetarizmi. Fëmijët me eksperiencë udhëheqin grupet e punës dhe ndajnë me pasion e përkushtim aftësitë e tyre. Prindërit vullnetarisht ndihmojnë me çdo grup pune, që nga pas kuintave, përgatitjen e sallës, materialet, skenën, kostumet. Grupet e punës janë të gjitha vullnetare dhe anëtarët punojnë me përgjegjësi duke trashëguar te fëmijët këtë eksperiencë kuptimplotë. Një sukses i vërtetë është rikthimi i ish-MGT-s. Ata tashmë janë rritur, janë në universitet ose në punë, por rikthehen dhe japin kontributin si prezantues, fotografë, organizatorë etj.

Pas kaq kohe punë më fëmijët me origjinë shqiptare në Kanada ju duhet të keni krijuar një ide, ose bindje se çfarë roli luan muzika në ruajtjen e identitetit kulturor të fëmijëve shqiptarë në diasporë?

Këngët, vallet, vjershat popullore dhe kostumet janë thelbi i trashëgimisë kulturore të çdo kombi. Në diasporë komunitetet ruajnë dhe trashëgojnë traditat e tyre nëpërmjet festimeve komunitare me këngë e valle që ndiqen edhe nga fëmijët me familjet e tyre. Gjatë provave, unë ua përshkruaj me hollësi fëmijëve tekstet e këngëve dhe motivet e valleve që ata të kuptojnë mirë veçantinë e këngëve tona. Çdo pjesë e programit punohet dhe diskutohet në grupe të vogla. Fëmijët bëjnë edhe prezantime të krahinave të Shqipërisë nga të cilat kemi zgjedhur këngët ose vallet. Unë jam shumë selektive në zgjedhjen e këngëve. Bëj shumë punë kërkimore për të gjetur këngët tona autentike dhe karakteristike të krahinave nga gjithë Shqipëria. Prindërit gjithashtu ndihmojnë në shtëpi duke ndihmuar me tekstet dhe këngët.

Si arrini të ndërthurni traditat shqiptare me realitetin kanadez në aktivitetet e korit?

Ndërthurja bëhet nëpërmjet pjesëve të zgjedhura për performanca që janë nga të dyja kulturat. Pjesëmarrësit e MGT-së duke qenë të lindur në Kanada kanë një perceptim ndryshe për Shqipërinë, më të moderuar. Çdo këngë, valle e poezi analizohet gjatë provave dhe u shpjegohet fëmijëve kuptimi, origjina dhe mesazhi që ato përcjellin.

Si ndihmon kori i MGT-së fëmijët të lidhen më shumë me rrënjët e tyre shqiptare?

Siç e shpjegova edhe më lart, nëpërmjet analizës së çdo performance shqiptare, fëmijët kuptojnë çfarë këndojnë. Duke bërë prova së bashku dhe duke pasur gjithmonë foto në sfond që plotësojnë tekstin, fëmijët këndojnë me dëshirë. Ata i këndojnë edhe në shtëpi, edhe me prindërit e gjyshërit, në festa familjare e komunitare, që është një tregues premtues për të ardhmen.

Keni theksuar shpesh rëndësinë e këngëve dhe valleve tradicionale. Çfarë mesazhi përçojnë ato për fëmijët që janë rritur larg Shqipërisë?

Mesazhi është që të njohin origjinën si të gjithë komunitetet e tjera. Në shkollat kanadeze nxënësit çdo muaj prezantohen me kultura të komuniteteve të ndryshme. Pjesëmarrësit e MGT-së janë shumë të familjarizuar me këtë rutinë dhe janë të  vetëdijshëm për rëndësinë që këto kultura kanë në ruajtjen e identitetit të tyre. Shkolla kanadeze si të thuash bën punën përgatitore duke na e bërë më të lehtë punën në vazhdim.

A keni vënë re ndonjë ndryshim te fëmijët që marrin pjesë në kor? A ndihen më krenarë për kulturën e tyre pas përfshirjes në MGT?

Patjetër që po. I këndojnë me dëshirë dhe gëzim këngët dhe i këndojnë edhe në shtëpi me prindërit. Fakti që rikthehen në shfaqjen e radhës flet shumë.

Në një kohë kur shumë fëmijë të diasporës humbasin gjuhën shqipe, si ndihmon muzika në mësimin apo ruajtjen e saj?

Muzika ndihmon nëpërmjet analizës së teksteve, videove tip karaoke për praktikë si dhe bashkëpunimit me prindërit për t’i përforcuar në shtëpi! Edhe arkivimi për 11 vjet me radhë nga “Pasqyra Shqiptare” ndihmon që fëmijët t’i gjejnë në rrjetet  sociale dhe t’i këndojnë këngët e MGT-së. Ish-MGT që tashmë janë rritur i mbajnë mend këngët. Kujtimet e fëmijërisë janë gjithmonë bashkëudhëtare në jetë dhe nuk harrohen.

A ka pasur ndonjë moment prekës gjatë një performance kur e keni ndjerë fort ndikimin emocional të këngëve shqiptare te fëmijët apo prindërit?

Po patjetër. Do të veçoja “Këngën e Nënës”, “O ju male”, recitime të veçanta si “Vdekja e Skënderbeut” etj.

Si reagon publiku kanadez apo i përzier kur dëgjon këngë shqiptare në eventet tuaja? A keni pasur ndonjë rast kur dikush ka shfaqur interes për kulturën tonë pikërisht përmes muzikës?

Në përgjithësi publiku është shqiptar, por familjet ftojnë edhe kanadezë të cilët impresionohen shumë nga larmia e folklorit tonë. Në Koncertin virtual (gjatë COVID) të Vjenës, ku morën pjesë kore nga 40 vende të botës, kori i MGT-së u përzgjodh nga videot në YouTube, që tregon se ka zgjuar interes. Kori mori pjesë me “Këndon Bilbili i Fushave” dhe “Margjelo” dhe u vlerësua me medaljen e bronzit.

Si e ndërthurni repertorin shqiptar me atë ndërkombëtar në mënyrë që fëmijët të ndihen pjesë e dy kulturave?

MGT show ka 2 pjesë. E para është tërësisht folklorike shqiptare dhe e dyta ndjek stilin e një talent show me performanca nga të gjitha kulturat, pjesë instrumentale, stand-up comedy, dance, kor etj.

A ka ndonjë këngë apo vepër muzikore që është bërë simbol për MGT-në dhe që përçon më së miri mesazhin e dashurisë për vendin e origjinës?

Ende jo. Por ne herë pas here rishfaqim gjatë provave performanca të fëmijëve kur kanë qenë të vegjël. Ka shumë rëndësi pasi fëmijët ndjehen krenarë që vazhdojnë të jenë pjesë e MGT-së por edhe kënaqen kur shohin veten të vegjël, 4-vjeçarë, tashmë adoleshentë. Kjo ndihmon edhe pjesëmarrësit e vegjël që marrin pjesë për herë të parë në MGT, të jenë më pak të ndrojtur dhe të përballojnë më mirë emocionet në skenë.

Si ndikon bashkëpunimi mes brezave brenda korit – të rinjtë që ndihmojnë më të vegjlit – në trashëgiminë kulturore dhe ndërtimin e një komuniteti më të bashkuar?

Mendoj se ky bashkëpunim është çelësi i suksesit, popullaritetit dhe vazhdimësisë së MGT-së. Jo vetëm brenda korit, por në çdo pjesë si valle, dramë e këngë, puna në grup është thelbësore. Fëmijët me eksperiencë ndihmojnë të vegjlit të mësojnë tekstin, koreografinë. Shkolla kanadeze ndihmon shumë në këtë drejtim dhe do të shtoja që nga mënyra si punojnë fëmijët me njëri-tjetrin mësojnë edhe vetë prindërit. Olivia Xoxa, që ka marrë pjesë që në MGT 1, tashmë e rritur dhe e punësuar, rikthehet në MGT për t’u mësuar pjesëmarrësve të rinj vallet tona. Ajo i thjeshtëzon vallet sipas nivelit të grupit pa përjashtuar asnjë. MGT është gjithëpërfshirës. Shumë të rinj të talentuar ndihmojnë në grupe të vogla, si gjatë provave edhe në skenë. Ata japin kontributin edhe në aspekte të tjera të koncertit si moderatorë, ndihmës në audio, etj. Meritë të veçantë kanë të rinjtë Elia Pasha,

Eralba Hajdaraj, Ariel dhe Amanda Doku, Eva, Doreen & Anthony Shtylla, Eisela Aliaj, Alysa Dedelli, Albi Koçi etj. Prindërit gjithashtu organizohen në grupe pune gjatë provave dhe gjatë shfaqjes. Për 5 muaj me radhë ne punojmë të gjithë vullnetarisht si një komunitet i mirëfilltë dhe ditën e shfaqjes festojmë së bashku duke ndarë me të gjithë bashkatdhetarët frytet e punës sonë.

Keni pasur raste kur fëmijët, falë MGT-së, kanë zbuluar talente apo prirje që as prindërit nuk i kishin vënë re më parë?

MGT shërben si një pikënisje drejt zgjedhjeve pafund të artit. Kur marrin pjesë për herë të parë, jo të gjithë fëmijët zgjedhin pjesë solo. Gjatë viteve zgjohet interesi, fëmijët marrin mësime në instrumenta, këndim, vallëzim etj. dhe me vetëbesim  paraqiten në skenë me performanca individuale. MGT vjen gjithmonë në rritje si në larminë e performancave të përbashkëta por edhe në ato solo. Vitet e fundit ka një interes të veçantë për vallet shqiptare.

Cilat janë disa nga momentet më të paharrueshme të korit gjatë  këtyre viteve – ndoshta ndonjë koncert që ju ka emocionuar veçanërisht?

E kam shumë të vështirë të zgjedh, por mund të veçoj disa si “O ju male”, një këngë epike për Heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti; “Vallja e Kukësit nga MGT Percussion Ensemble” kënga “Udhët e Atdheut më thërrasin”, “Kënga për Nënë Terezën”.

Pjesëmarrja në “World Peace Choral Festival” në Vjenë është një arritje e veçantë. Si u përgatit kori për këtë event dhe si u pritën këngët shqiptare?

MGT nuk aplikoi për këtë event. Organizatorja i kishte parë performancat në YouTube dhe na dërgoi ftesë për të marrë pjesë. E theksoj këtë fakt pasi ky është edhe qëllimi i MGT-së: të përhapë këngët folklorike dhe ato qytetare origjinale nëpërmjet rrjeteve sociale që fëmijët në diasporë të kenë mundësi t’i mësojnë. Në “World Peace Choral Festival” në Vjenë ne u paraqitëm me dy këngë: “Këndon Bilbili i Fushave” dhe “Margjelo”, të dyja të orkestruara nga Entela Galanxhi. U vlerësuam me medaljen e bronzit. Mendoj se u paraqitëm mirë pasi ishte një event me kore nga 40 vende të botës dhe ishte një garë jo e lehtë.

Përveç skenave të mëdha, keni organizuar edhe koncerte bamirësie dhe virtuale. Si ndikojnë këto nisma në ndërgjegjësimin dhe ndjeshmërinë sociale të fëmijëve?

Më duhet të ritheksoj që shkolla dhe shoqëria kanadeze është shumë e përfshirë në evente të tilla dhe fëmijët praktikojnë në shkolla si të mbështesin komunitetin për një qëllim të caktuar, të ngrejnë fonde etj. Pjesëmarrja jonë në Koncertin e Bamirësisë organizuar nga Linda dhe Ervin Meco, hapi një dritare të re për fëmijët, që në të ardhmen ata të mund të mbështesin edhe komunitetin shqiptar në diasporë. Kori i MGT-së mbështeti bashkëmoshatarët në Shqipëri pas tërmetit me një buqetë këngësh me rastin e festave të fundvitit dhe sigurisht këto përvoja lënë gjurmët e veta në memorien e fëmijëve. MGT-ja gjithmonë mirëpret ftesat në evente të ndryshme komunitare.

Çfarë planesh keni për të ardhmen e Marlee’s Got Talent dhe Korit të Fëmijëve Shqiptarë? A ka ndonjë ëndërr që ende nuk është realizuar?

Planet e afërta janë festivalet vjetore të MGT-së, ndërsa ato afatgjata janë të vazhdojmë të marrim pjesë në evente komunitare në Kanada por edhe në festivalet folklorike në SHBA.

Botuar fillimisht në Revistën “Flasim Shqip” nga Qendra e Botimeve për Diasporën 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.