Mozaikët e rrallë të Butrintit hapen për publikun deri më 15 gusht

E martë, 17 Nëntor, 2026

Parku Kombëtar i Butrintit ka njoftuar hapjen për vizitorët të dy prej mozaikëve të tij më të çmuar: mozaikut të Termës Romake dhe atij të Gjimnazit. Të dy mozaikët do të jenë të ekspozuar për publikun deri më 15 gusht, pas së cilës do të mbulohen sërish për t’u mbrojtur.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, administrata e Parkut fton qytetarët dhe turistët të përfitojnë nga kjo mundësi unike për të parë nga afër dy vepra të rralla të trashëgimisë sonë kulturore, të cilat qëndrojnë të mbuluara me rërë pjesën tjetër të vitit, për shkak të faktorëve natyrorë si niveli i lartë i ujit në liqenin pranë.

Butrinti mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme turistike dhe arkeologjike në Shqipëri, i mbrojtur nga UNESCO që prej vitit 1992. Vizitat në park kanë shënuar rritje këtë vit, duke reflektuar interesin në rritje të turistëve vendas dhe të huaj për pasurinë historike dhe natyrore që ofron kjo qendër antike.

Trashëgimia kulturore e Butrintit është vlerësuar ndër vite si një pasuri kombëtare e jashtëzakonshme. Qysh në vitin 1948, qyteti antik u shpall Monument Kulture, ndërsa në vitin 1981 edhe zona e pyllëzuar përreth tij u përfshi në të njëjtën kategori, për shkak të rëndësisë mjedisore dhe arkeologjike.

Mozaikët e hapur këtë muaj përfaqësojnë shembuj të jashtëzakonshëm të artit dhe historisë së qytetërimeve që kanë kaluar nëpër Butrint, dhe për vizitorët përbëjnë një mundësi të rrallë për të përjetuar drejtpërdrejt trashëgiminë shekullore të këtij vendi magjepsës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.