Kurti i ofron Nismës së Limajt bashkëqeverisje: Presim marrëveshje këtë fundjavë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të bashkëqeverisë me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt. Në një konferencë për media, Kurti bëri të ditur se ka zhvilluar një takim me Limajn dhe i ka paraqitur një ofertë konkrete për koalicion qeverisës.

“Me Limajn kemi zhvilluar një takim pardje. LVV-ja dhe unë kemi shprehur interesimin dhe gatishmërinë për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete që gjithçka të përmbyllet sa më shpejt e mirë”, tha Kurti.

Ai nuk dha detaje për përmbajtjen e ofertës, duke theksuar se bisedimet duhet të vazhdojnë për të arritur një marrëveshje përfundimtare. “Nevojitet vullnet politik dhe angazhim për të konstituuar Kuvendin dhe formuar qeverinë e re,” shtoi ai.

Sipas Kurtit, bisedimet me Nismën Socialdemokrate mund të finalizohen këtë javë. “Këtë fundjavë do ta kemi lajmin për marrëveshjen e arritur ose mungesën e saj,” deklaroi ai.

Ngërçi institucional dhe bllokimi i Kuvendit

Kosova ndodhet në një ngërç institucional që prej zgjedhjeve të fundit parlamentare. Më 21 korrik, Kuvendi dështoi për të 50-tën herë të konstituohej, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth mënyrës së votimit për kryeparlamentarin – nga i hapur në të mbyllur.

Lidhur me këtë çështje, Kurti dhe Limaj zhvilluan një takim fundjavën e kaluar për të gjetur një zgjidhje. Mediat raportuan se Nisma ka kushtëzuar votimin e qeverisë së re me zgjedhjen e Fatmir Limajt si kryetar Kuvendi.

Ndërkohë, përfaqësues të PDK-së dhe AAK-së kanë kundërshtuar kandidaturën e propozuar nga LVV për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun, duke e cilësuar si figurë përçarëse. Lidhja Demokratike e Kosovës, nga ana tjetër, ka njoftuar se nuk do të mbështesë asnjë kandidaturë të paraqitur nga Vetëvendosje.

Afati i Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që Kuvendi duhet të konstituohet deri më 26 korrik. Kurti u shpreh se është detyrim ligjor i të gjithë deputetëve që ta respektojnë këtë afat, por shtoi se nuk është e qartë se çfarë ndodh nëse ai nuk përmbushet, pasi një skenar i tillë nuk është parashikuar në vendimin e Kushtetueses.

“Ne do të bëjmë gjithçka që Kuvendi të konstituohet brenda afatit. Çdo vonesë cenon funksionimin demokratik të institucioneve dhe të drejtën e qytetarëve për një qeveri funksionale,” përfundoi Kurti.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.