Arrestimi i Igor Popoviç, ndihmësdrejtor i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka sjellë reagime të forta nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili e cilësoi ngjarjen si provokim dhe kërcënoi me pasoja të paparashikueshme për rajonin.
Në një intervistë për televizionin serb “Pink TV”, Vuçiç akuzoi drejtpërdrejt Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për nxitje të destabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
“Kurti e ka humbur mendjen. Arrestimi i Popoviçit dhe persekutimi i popullit tonë tregojnë se ai po përpiqet të shkaktojë konflikte në rajon”, deklaroi Vuçiç, duke shtuar: “Kemi informuar të gjithë partnerët tanë. Ky terror duhet të ndalet në një moment.”
Igor Popoviç u arrestua më 19 korrik, pas një fjalimi në Rahovec, ku ai e krahasoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me organizatat terroriste dhe bëri paralelizma me situatën në Gaza. Gjatë fjalimit për përkujtimin e viktimave serbe, Popoviç akuzoi ndërkombëtarët për “dështim në drejtësi” dhe për “mosndëshkim të krimeve ndaj serbëve”.
Arrestimi i tij është bërë në bazë të ligjit që ndalon mohimin apo relativizimin e krimeve të luftës dhe glorifikimin e dhunës, por autoritetet serbe e shohin si akt politik dhe përshkallëzim të tensioneve.
Reagimet nga Beogradi dhe paralajmërimet për “pasoja të paparashikueshme” rrisin shqetësimet për përkeqësim të mëtejshëm të situatës në veri të Kosovës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.