Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Kosova po mbahet peng nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për shkak të, siç u shpreh ajo, “paaftësisë së tij për të formuar institucionet e reja” pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Duke hyrë në objektin e Kuvendit për seancën konstituive – tashmë për herë të pesëdhjetë – Çitaku tha se ky ngërç institucional është bërë i papranueshëm dhe vuri theksin te mungesa e kompromisit nga ana e Kurtit.
“Kosova është peng i kokëfortësisë së Albin Kurtit dhe paaftësisë së tij, dhe mungesës së dëshirës për të arritur marrëveshje. Kjo lloj situate është e papranueshme”, u shpreh ajo para mediave.
Deputetja e PDK-së rikonfirmoi qëndrimin e palëkundur të partisë së saj: nuk do të votojnë për kryetar Kuvendi asnjë kandidat që ka qenë ministër gjatë katër viteve të fundit. “PDK-ja e ka bërë të qartë qëndrimin e saj në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës”, nënvizoi Çitaku.
E pyetur për takimet e fundit të Kurtit me liderin e Nismës, Fatmir Limaj, ajo tha se dialogu mes liderëve politikë do të kishte vlerë, vetëm nëse do të sillte rezultate konkrete. “Takimet e liderëve të partive politike, edhe ai që ka ndodhur të shtunën, do të ishte i dobishëm sikur të kishte dhënë rezultat”, tha deputetja.
Ngërçi institucional në Kosovë vijon prej më shumë se katër muajsh, duke rrezikuar jo vetëm funksionalitetin demokratik, por edhe përfaqësimin ndërkombëtar të vendit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.