Batalioni Komando KFOR-i shqiptar vazhdon ushtrimet në Pejë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se efektivët e Batalionit Komando, të cilët bëjnë pjesë në Misionin KFOR 07 në Komandën Rajonale Perëndimore (RC-W), po zhvillojnë stërvitje intensive në Pejë.

Sipas Ministrisë, këto stërvitje zhvillohen në bashkëpunim me aleatët e NATO-s dhe janë pjesë e angazhimit të trupave shqiptare për të treguar profesionalizëm dhe përkushtim në përmbushjen e detyrave operacionale.

“Efektivët e Batalionit Komando vazhdojnë të tregojnë profesionalizëm dhe përkushtim jo vetëm në detyrat operative, por edhe në stërvitjet e përbashkëta me aleatët tanë të NATO-s,” njofton Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në Facebook.

Ky mision është pjesë e kontributit të Shqipërisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.