Memli Krasniqi nuk konfirmon votën për Fatmir Limajn për kryetar Kuvendi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, nuk dha një përgjigje të qartë lidhur me votën e PDK-së për kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limaj, në zgjedhjet për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Në një deklaratë për media, Krasniqi theksoi se PDK-ja ka bërë të ditur se i takon asaj si parti e parë që të propozojë një kandidat nga radhët e deputetëve të saj. Sipas tij, kandidati i propozuar duhet të jetë një person që nuk ka shërbyer më parë si ministër.

“PDK-ja nja 50 herë ka folur për këtë punë. I takon partisë së parë me propozua dikë nga deputetët e vet që nuk ka qenë ministër, ndoshta bëjnë zgjidhje”, tha Krasniqi, duke lënë të hapur mundësinë e diskutimeve të mëtejshme për kandidaturën.

Qëndrimi i PDK-së rreth kandidaturës së Fatmir Limajt për kryetar të Kuvendit mbetet ende i paqartë, ndërsa pritet që partitë politike të vazhdojnë negociatat në ditët në vijim për formimin e institucioneve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.