Takim mes Kurtit dhe Limajt në Prishtinë – në fokus ngërçi institucional

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në orët e mesditës së shtunës në një restorant në qendër të Prishtinës, është zhvilluar një takim mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj.

Takimi, i cili ishte paralajmëruar prej ditësh, ka ndodhur në një moment kritik për zhvillimet politike në vend, megjithatë asnjëra nga palët nuk ka dhënë detaje zyrtare për përmbajtjen e diskutimeve. Burime jozyrtare bëjnë me dije se temë kryesore e bisedës ka qenë ngërçi institucional dhe mundësitë për kapërcimin e tij.

Pavarësisht diskutimeve, mësohet se Kurti dhe Limaj nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje konkrete gjatë këtij takimi. Sipas burimeve, pritet që dialogu ndërmjet dy liderëve të vijojë edhe në ditët në vijim.

Takimi i vjen në një kontekst të tensionuar politik në Kosovë, ndërsa partitë janë nën presion për të gjetur zgjidhje ndaj krizës së krijuar. Rrjedha e mëtejshme e këtyre kontakteve mbetet për t’u parë në javët që pasojnë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.