Arrestohet një shqiptar në Itali, kapet me laborator droge dhe 50 mijë euro

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një operacion i Policisë Italiane në zonën Cologno Monzese të Monzës ka çuar në zbulimin e një laboratori përpunimi droge dhe në arrestimin e një shtetasi shqiptar 49-vjeçar, i akuzuar për trafikim dhe posedim të lëndëve narkotike në sasi të mëdha.

Operacioni u krye pasditen e së martës së kaluar, nën koordinimin e Zyrës së Prokurorit Publik të Monzës, pasi autoritetet morën një informacion anonim mbi lëvizje të dyshimta pranë një ndërtese në zonë. Sipas raportimeve, një burrë vizitonte shpesh një apartament dhe largohej prej andej me çanta, gjë që vuri në lëvizje hetuesit.

Kapja në flagrancë dhe fillimi i hetimeve

Shtetasi shqiptar u ndalua nga oficerët e policisë gjatë një kontrolli rrugor dhe iu gjetën 30 gramë kokainë, si dhe një sasi materiali që shërben për përzierjen e drogës. Gjatë kontrollit iu gjetën edhe çelësa të një apartamenti që më vonë rezultoi të ishte vendi ku përpunohej dhe paketohej droga.

Laboratori i drogës në Cologno Monzese

Në banesën e kontrolluar, hetuesit zbuluan një laborator në funksion të plotë. U sekuestruan mbi 4 kilogramë kokainë, 2 kilogramë heroinë, rreth 20 kg agjentë kimikë për përzierje, detergjentë, peshore precize dhe kallëpe për paketim të lëndëve narkotike. Sasia e sekuestruar ishte e ndarë në qese dhe blloqe të gatshme për shpërndarje.

Zgjerimi i hetimit në Milano

Kontrollet u zgjeruan edhe në banesën e të arrestuarit në lagjen Lorenteggio të Milanos, ku u sekuestruan mbi 50 mijë euro në para të gatshme. Sipas autoriteteve, paratë dyshohet të jenë të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës.

49-vjeçari shqiptar është arrestuar dhe ndaj tij janë ngritur akuza për trafikim dhe posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjeje. Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa autoritetet italiane nuk përjashtojnë mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në rrjetin e trafikimit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.