Arrestohen 11 shqiptarë në Itali, zbardhet skema e rekrutimit të të rinjve

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Karabinierët italianë kanë përfunduar në orët e para të mëngjesit fazën e fundit të operacionit të koduar “Djali”, i cili nisi në tetor të vitit të kaluar dhe kishte në fokus shkatërrimin e disa grupeve kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës në zonën Braidese, në veri të Italisë.

Sipas mediave italiane, hetimi i gjerë, i bazuar në përgjime, ndjekje dhe vëzhgim të gjatë, çoi në identifikimin dhe çmontimin e tre rrjeteve të ndryshme kriminale. Gjatë këtij operacioni, u arrestuan 11 shtetas shqiptarë, të akuzuar për veprimtari kriminale që përfshijnë trafikun, prodhimin dhe kultivimin e lëndëve narkotike, si dhe vjedhjen e energjisë elektrike. Shtatë persona të tjerë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Hetimet zbuluan një skemë të sofistikuar rekrutimi dhe qarkullimi personeli. Dy prej grupeve operonin kryesisht në tregun me pakicë të kokainës në zonën e Braidese-s, duke rekrutuar të rinj shqiptarë të moshës 20 deri në 25 vjeç, të cilët silleshin në Itali me viza turistike 90-ditore. Pas mbërritjes, ata përfshiheshin në shpërndarjen e drogës dhe paguheshin me rreth 3,000 euro në muaj, si dhe përfitonin akomodim dhe ushqim.

Pas përfundimit të periudhës turistike, ata riatdhesoheshin dhe zëvendësoheshin nga persona të rinj, duke krijuar një sistem të qëndrueshëm dhe të vështirë për t’u zbuluar. Kjo metodë u mundësonte grupeve kriminale të shmangnin ndjekjen penale, pasi të përfshirët largoheshin nga Italia përpara se të identifikoheshin nga autoritetet.

Sipas karabinierëve, tregu i trafikut të drogës të menaxhuar nga këto grupe gjeneronte fitime të konsiderueshme, me të ardhura ditore që kalonin mbi 1,000 euro. Këto para transferoheshin më pas drejt Shqipërisë, përmes korrierëve të specializuar në transportin tokësor mes dy vendeve.

Autoritetet italiane theksojnë se operacioni “Djali” përfaqëson një goditje të rëndësishme ndaj krimit të organizuar ndërkombëtar dhe theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër trafikut të drogës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.