PDK: Vendimi i Hagës, goditje për drejtësinë të akuzuarit janë çlirimtarë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar me keqardhje ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për të rrëzuar mocionin e mbrojtjes së ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes të cilit kërkohej largimi i disa akuzave që mbulonin periudhën para majit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda, në një konferencë për mediat të mërkurën, theksoi se rrëzimi i këtij mocioni është një humbje e madhe për vetë drejtësinë dhe për parimet themelore mbi të cilat, sipas tij, është ndërtuar Gjykata Speciale.

“Ky ishte një rast i humbur për të forcuar besimin në parimet themelore të drejtësisë – objektivitetin, paanshmërinë dhe të vërtetën. Është e papranueshme që asnjë kërkesë e mbrojtjes nuk merret parasysh, ndërkohë që gjykata dhe prokuroria veprojnë si një trup i vetëm. Kjo tregon qartë se nuk kemi barazi mes palëve në procedurë,” deklaroi Gruda.

Ai shtoi se vendimet e deritanishme dhe rregullorja e gjykatës tregojnë qartë një trajtim të pabarabartë të mbrojtjes ndaj prokurorisë dhe ngriti shqetësimin për mungesën e balancës në këtë proces gjyqësor.

Gruda përsëriti qëndrimin e PDK-së se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë të pafajshëm dhe se në fund drejtësia do të mbështetet mbi të vërtetën.

“Drejtësia, sado që vonon, në fund mbështetet mbi të vërtetën. Dhe e vërteta është e pakontestueshme: Të akuzuarit në Hagë janë të pafajshëm. Ata janë çlirimtarë. E presim me besim të palëkundur vendimin përfundimtar për lirimin e tyre të plotë dhe të përhershëm,” tha ai.

Më 16 korrik, trupi gjykues i kryesuar nga Charles Smith vendosi të rrëzojë mocionin e dorëzuar nga mbrojtja, duke theksuar se “ajo që kundërshton mbrojtja nuk është një akuzë, por pjesë e një akuze në formën e fakteve materiale që përbëjnë pikat në aktakuzë”.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020 dhe janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.