Limaj konfirmon takim me Kurtin për marrëveshje dhe dalje nga kriza

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se gjatë kësaj jave do të zhvillojë një takim me kryeministrin Albin Kurti, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën politike dhe për të formuar shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Pas dështimit të 47-të me radhë për konstituimin e Kuvendit, Limaj u shpreh se i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit Kurtit, megjithëse nuk dha detaje nëse ka hequr dorë nga ambicia për postin e kryetarit të Kuvendit.

“Ne duhet të bashkëbisedojmë për të dalë nga kjo situatë. Gjërat më të zakonshme po bëhen të jashtëzakonshme. Hapi i parë është komunikimi dhe gatishmëria për dialog, për të tejkaluar këtë ngërç politik”, tha Limaj.

Ai nënvizoi se është i gatshëm të diskutojë jo vetëm me Kurtin, por edhe me liderë të tjerë politikë, për të dëgjuar mendimet dhe opsionet që do të ndihmonin në zgjidhjen e krizës.

“Do të bisedoj me kryeministrin për të ardhur në një pikë të përbashkët, që të zgjidhim këtë situatë. Duhet të shihet çfarë kompromisesh janë të mundshme, nga të dyja palët”, theksoi ai.

Sipas Limajt, fokusi duhet të jetë formimi i një shumice parlamentare dhe një qeveri stabile, duke rikujtuar se zgjedhjet e 9 shkurtit kanë prodhuar një mandat të qartë për një ekzekutiv të ri.

Kriza në Kuvendin e Kosovës vazhdon prej 15 prillit, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar 26 korrikun si afatin e fundit për konstituimin e tij.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.