Kapet në Greqi autori i plagosjes me thikë në Korçë, pritet ekstradimi

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Është arrestuar në Greqi autori i plagosjes së rëndë të ndodhur më 4 shkurt 2025 në qytetin e Korçës, ku mbeti i plagosur 40-vjeçari Ergyst Shtylla. Në pranga ka rënë Deni (Denis) Mecolli, 39 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën “vrasje me dashje, mbetur në tentativë”.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 17 të Korçës, ku Mecolli dyshohet se e goditi me thikë Shtyllën pas një konflikti. Viktima u transportua me urgjencë në spital nga të afërm të tij, ndërsa në vendin e ngjarjes nuk u gjetën gjurmë të autorit, i cili u zhduk menjëherë pas sulmit.

Arrestimi i Mecollit është bërë i mundur falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve greke, në kuadër të operacionit të përbashkët “The Wanted”. Sipas njoftimit zyrtar, Interpol Tirana dhe Interpol Athina do të ndjekin procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri, ku do të përballet me drejtësinë.

Gjykata e Korçës kishte caktuar më 9 shkurt masën e sigurisë “arrest në burg” për 39-vjeçarin, ndërsa ngjarja tronditi opinionin publik për shkak të dhunës dhe zhdukjes së autorit pa lënë gjurmë.

Autoritetet shqiptare kanë theksuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për kapjen dhe kthimin në Shqipëri të të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim për vepra penale të rënda.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.