Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaroi nga Zyra Ovale, në prani të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se administrata e tij ka ndaluar disa konflikte globale – përfshirë edhe luftën e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.
“Zgjidhëm çështjen mes Serbisë dhe Kosovës. Ishte një luftë që do të ndodhte. Në atë çështje përdora tregtinë… tregtia është një mjet i mirë për të ndalur luftërat,” u shpreh Trump, duke shtuar se këto ndërhyrje janë bërë në kuadër të një politike më të gjerë të SHBA për ndalimin e konflikteve në botë.
Trump përmendi gjithashtu përpjekjet e SHBA për ndalimin e një lufte bërthamore mes Indisë dhe Pakistanit dhe zgjidhjen e krizës shumëvjeçare mes Ruandës dhe Kongos.
“Nëse India dhe Pakistani do të vazhdonin dhe një javë tjetër, do të shpërthente një luftë bërthamore… E ndalëm përmes presionit tregtar,” theksoi Trump.
Ai konfirmoi se Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, është duke punuar intensivisht me aleatët për të ruajtur paqen dhe për të ndaluar konfliktet në pika të ndryshme të globit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.