Tropojani i kërkuar nga SPAK, gjykata në Londër e lë të lirë me Rolex elektronik

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Alban Gjidiaj, 28 vjeç nga Tropoja, i kërkuar nga SPAK për trafik armësh është lënë i lirë me kusht nga Gjykata e Ekstradimeve në Londër, ndonëse ndaj tij ekziston një urdhër arresti ndërkombëtar i miratuar nga GJKKO. Gjidiaj do të ndjekë i lirë procesin e ekstradimit kundrejt një garancie prej 5.000 stërlinash, ndërkohë që në këmbë i është vendosur një pajisje elektronike gjurmimi (e njohur si “tag”).

Gjykata e Westminster-it e detyron atë të paraqitet çdo të shtunë në stacionin e policisë në Colindale, të mos ndryshojë adresën e banimit në veri të Londrës dhe të qëndrojë nën mbikëqyrje të rreptë deri në datat 4-5 dhjetor, kur do të shqyrtohet kërkesa për ekstradim.

Ai u arrestua më 30 janar 2025 në Londër, pas hetimeve të operacionit “Inkorporimi”, gjatë të cilit SPAK dhe BKH sekuestruan një arsenal armësh që dërgoheshin nga Shqipëria drejt Anglisë të fshehura në mobilie.

Në këtë operacion u arrestuan në Tiranë Adulla Hoxhaj, Bojken Turtulli dhe Rifat Avdiaj, ndërsa tre të tjerë u shpallën në kërkim, mes tyre edhe vëllai i Albanit, Almir Gjidiaj, i cili është arrestuar në Kolumbi me qëllim ekstradimi.

Rasti tregon bashkëpunimin ndërkombëtar për hetimin e krimeve të rënda dhe rikthimin e besimit te drejtësia.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.