Berisha: Farsa me DHL, vota e diasporës u kthye në instrument të PS-së

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama për manipulim të votës së diasporës përmes ndërhyrjes në kontratën me kompaninë DHL dhe përdorimit të nënkontraktorëve.

Në një konferencë për media, Berisha deklaroi se pas thirrjes publike të Ramës më 3 maj drejtuar emigrantëve në Greqi për të marrë zarfet e votimit, fluksi i zarfeve nga ky shtet u rrit në mënyrë të dyshimtë, duke shënuar mijëra fletë në vetëm disa ditë.

Sipas tij, fatura të DHL tregojnë se zarfet janë dorëzuar më 10 maj me firma të dyshimta, të cilat ai i përshkroi si “viza qesharake”. Berisha theksoi se zarfet janë mbushur në zyrat e Partisë Socialiste dhe kërkoi transparencë të plotë nga DHL, e cila sipas tij ka refuzuar të japë informacion.

“Ky është një proces i shtetëzuar dhe i manipuluar në çdo hallkë”, tha Berisha, duke kërkuar formimin e një qeverie teknike dhe përsëritje të zgjedhjeve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.