Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar në pikën e kalimit kufitar të Mavromatit (Qafë-Botë), i cili ishte i shpallur në kërkim për vrasje me dashje.
Arrestimi u realizua në mbrëmje nga sektori i verifikimit të pasaportave të Sajadhës, në bashkëpunim me sektorin e zbulimit të krimeve në Igumenicë. Shqiptari tentoi të kalojë kufirin për në Greqi, por u kap gjatë kontrollit.
Sipas njoftimeve, ai ishte i kërkuar nga Interpol Tirana për vepër penale “vrasje me dashje”. Pas arrestimit, ai u shoqërua në Komisariatin e Igumenicës, ndërsa dosja iu kalua Prokurorisë lokale për procedurat e ekstradimit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.