Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar me tone të ashpra gjatë një paneli në forumin ndërkombëtar të Dubrovnikut, pas përdorimit të termit “Kosovë e Metohi” nga përfaqësuesja e Serbisë.
“U përballa me një përfaqësues të gjeneratës së re që, duke buzëqeshur, përdori gjuhën e Millosheviqit. Nuk ka ‘Kosovë e Metohi’. Është shprehje e hegjemonisë serbe, qoftë e thënë me armë, qoftë me fjalë”, u shpreh Gërvalla.
Ajo shtoi se nuk mund të flitet për normalitet, ndërkohë që përdoret gjuhë që justifikon agresionin e Banjskës, ku, sipas saj, ndodhi një sulm i organizuar nga Serbia me forca paramilitare dhe armë të rënda.
Duke iu referuar mosdorëzimit të Radoiçiqit nga ana e Serbisë, Gërvalla theksoi se autoritetet serbe po sfidojnë hapur drejtësinë ndërkombëtare. Ajo hodhi poshtë edhe pretendimet për 80 incidente etnike në Kosovë, duke thënë se “askush nga BE-ja, OSBE-ja, SHBA-të apo KFOR-i nuk i ka konfirmuar ato”.
“Nuk ka integrim evropian me gjuhën e Millosheviqit. Jo ‘Kosovë e Metohi’. Bëhuni skeptikë ndaj çdo kujt që përdor këtë gjuhë”, përfundoi ajo, duke e quajtur gjuhën e Serbisë një pengesë serioze për paqen në rajon.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.