Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër pas dështimit të seancës së Kuvendit, duke e cilësuar këtë si një përpjekje të qëllimshme për të sabotuar ndërtimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës. Ajo akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mungesë vullneti dhe përkushtimi.
“Nuk është hera e parë që mblidhemi për të përjetuar të njëjtin skenar, një skenar që është vlerësuar si jokushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Kjo është një përpjekje e vetëdijshme për të sabotuar ndërtimin e institucioneve demokratike të vendit,” – tha Çitaku.
Ajo theksoi se lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, do të takohet me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, i cili po qëndron në Kosovë.
“Edhe kjo vizitë, ashtu si shumë të tjera, e gjen Kosovën pa institucione, tërësisht të papërgatitur. Bota po ndryshon me shpejtësi, ndërsa ne po mbetemi peng i kokëfortësisë së Albin Kurtit. Sikur t’i bëhej vonë, do të kishte treguar përpjekje serioze për të ndërtuar institucionet,” – u shpreh Çitaku.
PDK vijon të kërkojë formimin e institucioneve funksionale dhe përshpejtimin e proceseve demokratike, ndërsa situata aktuale politike mbetet e bllokuar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.