Britani/ Dy shqiptarë dënohen me 11 vite burg për tregti të paligjshme

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një shqiptar dhe motra e tij janë dënuar në Britaninë e Madhe me gjithsej 11 vite burg për përfshirje në një skemë të sofistikuar të përdorimit të informacioneve të brendshme për përfitime financiare.

Redinel Korfuzi, analist i tregjeve financiare në një kompani prestigjioze, u dënua me 6 vite burg për marrje dhe përdorim të të dhënave konfidenciale që ndikojnë çmimet në tregun e aksioneve. Në bashkëpunim me motrën e tij, Oerta Korfuzi, e dënuar me 5 vite burg, ata përfituan rreth 1 milion paund duke blerë aksione në të paktën 13 kompani përpara se informacionet të bëheshin publike, në periudhën dhjetor 2019 – mars 2021.

Pavarësisht përpjekjeve për të fshehur gjurmët dhe përfshirjen në tregti të paligjshme, aktivitetet e tyre u zbuluan nga Autoriteti i Sjelljes Financiare (FCA) përmes sistemit të monitorimit të tregut, në bashkëpunim me Policinë Metropolitane të Londrës.

Hetimi zbuloi gjithashtu një rrjet ndërkombëtar të pastrimit të parave, ku rezultojnë 173 depozita nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, me burim të pajustifikuar.

FCA ka paralajmëruar se do të kërkojë urdhra konfiskimi për të rikuperuar përfitimet nga aktivitetet kriminale të vëllezërve Korfuzi.

Ky është një nga rastet më të rëndësishme të shpërdorimit të informacionit të brendshëm në vitet e fundit në Britani dhe rikonfirmon angazhimin e autoriteteve ndaj integritetit të tregjeve financiare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.