Kurti kërkon hetim të thellë për vdekjen e Agon Zejnullahut

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta në Lipjan. Ai ka theksuar se institucionet nuk do të lejojnë strehim për askënd që ka tejkaluar kompetencat apo ka shkelur ligjin gjatë ushtrimit të detyrës.

Në nisje të mbledhjes së Qeverisë në detyrë, Kurti ka kritikuar përpjekjet për njollosjen e gjithë Policisë së Kosovës, duke theksuar se kjo qasje nuk sjell zgjidhje.

“Pres hetim të thellë dhe sa më të shpejtë që zbardh të vërtetën e plotë dhe i bën të njohura të gjitha rrethanat, në mënyrë që të vendoset drejtësia dhe të arrihet llogaridhënie,” tha ai.

Kryeministri theksoi se bashkëpunimi i ngushtë mes Policisë, Inspektoratit Policor të Kosovës, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë është kyç për zbardhjen e plotë të rastit.

“Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve. Shumëçka prej asaj që ka ndodhur në natën e 7 korrikut është publike falë incizimeve të dëshmitarëve, por për të kuptuar gjithçka, duhet një hetim profesional nga institucionet,” shtoi Kurti.

Ai paralajmëroi se diskutimet publike dhe gjykimet e parakohshme janë të vështira për familjen dhe miqtë e të ndjerit, ndërsa kundërshtoi tendencat për anti-fushatë ndaj Policisë së Kosovës, duke theksuar se kjo nuk është zgjidhje.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.