Haradinaj: Kemi rënë peng i VV-së, të kthehet votimi i hapur në Kuvend

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, reagoi pas dështimit të 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si bllokim të qëllimshëm nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

“Në jemi peng i VV-së dhe Kurtit. Ai që ka shumicën politike, nuk dëshiron ta bëjë Kuvendin. Ka ndarë mendjen të bëjë keq e më keq për Kosovën”, deklaroi Haradinaj para gazetarëve, duke akuzuar se Komisioni për votim të fshehtë është krijuar në mënyrë të njëanshme, pa dakordim parlamentar.

Ai theksoi gjithashtu se edhe presidentja e vendit ka bërë thirrje që një vendim i tillë të merret me konsensusin e Kuvendit, duke shtuar se është momenti që të rikthehet votimi i hapur për të dalë nga kriza politike dhe për të respektuar kushtetutshmërinë.

Në seancën e sotme, nga 101 deputetë të pranishëm në sallë, 55 votuan pro krijimit të Komisionit për votim të fshehtë, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim. Megjithatë, kjo nuk e ndryshoi situatën, pasi partitë opozitare vazhdojnë të mos paraqesin kandidatë për këtë komision.

Ngërçi politik po zgjat tashmë prej disa javësh, duke bllokuar punën e institucioneve dhe duke shtuar presionin ndaj forcave politike për një zgjidhje sa më të shpejtë. Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit është thirrur për më 11 korrik, në orën 11:00.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.