Dështon edhe përpjekja e 44-t për ngritjen e Kuvendit të ri të Kosovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Edhe në përpjekjen e 44-t për konstituimin e legjislaturës së 9-të të Kuvendit të Kosovës, nuk pati përparim konkret. Seanca e mbajtur sot në Prishtinë u kryesua nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari, i cili përsëriti thirrjen drejtuar partive politike parlamentare për të dorëzuar propozimet për anëtarët e Komisionit për votimin e fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Megjithatë, ashtu si në seancat e mëparshme, partitë opozitare si PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk paraqitën asnjë propozim. Pavarësisht kësaj, votimi për krijimin e Komisionit për votim të fshehtë u zhvillua me 101 deputetë të pranishëm në sallë, nga të cilët 55 votuan pro, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim.

Ngërçi institucional vazhdon prej javësh, ndërkohë që përpjekjet për arritjen e një konsensusi mes partive parlamentare kanë dështuar njëra pas tjetrës. Mungesa e vullnetit për bashkëpunim dhe mosdakordësia për ndarjen e pozicioneve kyçe kanë bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit, duke shtuar pasigurinë politike në vend.

Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit është caktuar për më 11 korrik, në orën 11:00. Rreth saj pritet me interes nëse partitë do të arrijnë një marrëveshje të minutës së fundit për të zhbllokuar situatën aktuale parlamentare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.