Plagosje në Rovigo: Shqiptari thotë se u qëllua pa paralajmërim me thikë

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Rovigos të shtunën mbrëma, ku një 36-vjeçar shqiptar u plagos rëndë me thikë. Ngjarja po rezulton të jetë më komplekse nga sa u raportua fillimisht. Sipas autoriteteve italiane, përplasja ndodhi pranë kioskës së gazetave në Corso del Popolo, në zonën e San Bortolos, dhe përveç plagosjes së rëndë të shqiptarit, i cili u godit shtatë herë në gjoks dhe bark, u plagos edhe bashkëshortja e tij.

Autoritetet italiane kanë konfirmuar se aktualisht janë tre persona nën hetim për lëndime: rumuni 24-vjeçar, i dyshuar si autor i sulmit me thikë, vetë shqiptari 36-vjeçar dhe një i afërm i tij 23-vjeç, të dy të hetuar për lëndime ndaj të riut rumun. Kjo e bën skenarin shumë më të paqartë dhe të dyanshëm sesa u duk në fillim.

Nga shtrati i spitalit, shqiptari i plagosur ka kontaktuar redaksinë e gazetës italiane “La Voce di Rovigo” për të treguar versionin e tij. Sipas tij, konflikti kishte rrënjë më të thella dhe lidhej me një përplasje të mëparshme mes rumunit dhe nipit të tij 23-vjeçar.

“Kur dola nga shtëpia me familjen time, për të folur me partnerin e nënës së të dyshuarit, ai [24-vjeçari rumun] erdhi papritur dhe më goditi me thikë shtatë herë. Plagosi edhe gruan time dhe rrahu djalin tim 13-vjeçar,” – ka rrëfyer ai.

Ndërkohë, mbrojtja e rumunit, përfaqësuar nga avokati Fabrizio De Maio, pretendon një version krejt të kundërt. Sipas avokatit, klienti i tij është viktimë dhe ka vepruar në vetëmbrojtje pas një sulmi të papritur nga disa persona të armatosur. “Ai është i pafajshëm dhe ka vepruar vetëm për të mbrojtur veten,” – ka deklaruar avokati në një njoftim zyrtar.

Autoritetet italiane po zhvillojnë hetime të thelluara për të hedhur dritë mbi këtë episod të dhunshëm. Pritet të analizohen teknikisht thika e sekuestruar – një armë me gjatësi totale 38 centimetra – si dhe rrobat e viktimës të përgjakura. Hetuesit do të shqyrtojnë me kujdes të dy versionet kontradiktore për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore dhe penale të palëve të përfshira.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitetin lokal dhe ka rikthyer debatin mbi dhunën në zonat urbane si dhe sigurinë publike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.