Bashkimi Evropian ka aktivizuar rezervën e emergjencës për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e zjarrit që përfshiu komunën e Finiqit, pranë kufirit me Greqinë.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, BE bëri të ditur se dy aeroplanë zjarrfikës nga flota e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, të vendosur në Greqi, u angazhuan të hënën në operacionin për shuarjen e flakëve.
“Një falënderim i madh për të gjithë zjarrfikësit që kanë punuar pa u lodhur për ta vënë nën kontroll zjarrin në Finiq”, thuhet në deklaratën e BE-së.
Ndërhyrja e flaktë dhe bashkëpunimi rajonal po cilësohen thelbësore për menaxhimin e situatave emergjente si ky zjarr i rrezikshëm që rrezikoi sipërfaqe të gjera me pyje dhe banesa. Autoritetet shqiptare kanë shprehur gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen dhe gatishmërinë e partnerëve evropianë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.