Kryetarja e Alternativës dhe deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari‑Lila, deklaroi se nuk pret rezultat edhe në përpjekjen e 43‑të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas saj, mungesa e vullnetit politik e bën të pashmangshme shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.
Duke komentuar interpretimet për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të 26 qershorit, Kusari‑Lila theksoi se “votimi është obligim kushtetues, jo opsional”, dhe se “asnjë formë votimi – e hapur apo e fshehtë – nuk përjashton tjetrën”. Ajo rikujtoi se afati për konstituim skadon më 26 korrik.
Deputetja paralajmëroi pasoja ligjore të rënda nëse afati nuk respektohet: “Ende s’ka ndodhur, por nëse kalon data, 120 deputetëve mund t’u merret mandati dhe listat rezervë të partive do të thirren. Kjo është një nga pasojat e mundshme.”
Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit ka dështuar 42 herë radhazi të zgjedhë kryetarin e vet, për shkak të mosmarrëveshjes mes Vetëvendosjes – që kërkon votim të fshehtë për kandidaten Albulena Haxhiu – dhe opozitës, e cila e kundërshton si procedurën, ashtu edhe emrin. Nëse këtë javë sërish nuk ka kuorum, vendi duket gjithnjë e më pranë zgjedhjeve të reja parlamentare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.