Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ritheksoi se do të tërhiqet nga gara për kryetare të Kuvendit në rast se me votim të fshehtë nuk siguron 61 vota. Deklarata erdhi pas dështimit të 43‑të radhazi për konstituimin e legjislaturës së nëntë.
“Ky ka qenë qëndrim i njëanshëm imi, por është respektuar nga Vetëvendosje. Kompromisi i dytë: le ta rrëzojmë komisionin e votimit të fshehtë dhe të dakordohemi bashkë për kryetarin dhe nënkryetarët”, tha Haxhiu para gazetarëve.
Procesi i nisur më 15 prill mbetet i bllokuar te zgjedhja e kryeparlamentarit. Vetëvendosje – në koalicion me Guxo dhe Alternativa – kërkon votim të fshehtë, por opozita (PDK, LDK, AAK) e kundërshton si dhe refuzon emrin e Haxhiut, duke kërkuar kandidat tjetër.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Kuvendi duhet të konstituohet deri më 26 korrik, por nuk ka parashikuar sanksione nëse afati shkelet. Haxhiu kujtoi se “e drejta për të propozuar kryetarin i takon fituesit të zgjedhjeve më 9 shkurt” dhe se kërkesa për ndryshim kandidati “bie ndesh me vullnetin e popullit”.
Derisa partitë mbeten në ngërç, data përfundimtare po afrohet; nëse nuk arrihet marrëveshje, vendi rrezikon zgjedhje të jashtëzakonshme.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.