Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përgëzuar institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional ndaj alarmit për bombë në Kuvendin e Kosovës. Ai theksoi se ky sulm me origjinë nga Serbia dëshmon vazhdimësinë e luftës hibride ndaj Kosovës.
Policia e Kosovës njoftoi se alarmi i rremë u bë përmes një numri telefoni që dyshohet se vjen nga Serbia. Hetimet intensive, në bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe partnerët ndërkombëtarë, vazhdojnë për të zbuluar burimin dhe rrjetet që përdorën në kërcënim.
Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, sqaroi se kërcënimi erdhi nga një telefonatë e bërë nga një person me zë mashkulli, i cili fliste anglisht me theks të vendeve jomike të Kosovës. Ai shtoi se për këtë rast janë angazhuar edhe ekipet e krimit kibernetik, ndërsa hetimet do të vazhdojnë.
Ky incident nxori në pah sfidat e sigurisë në vend, ndërsa autoritetet synojnë të parandalojnë kërcënime të ngjashme në të ardhmen.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.