12 persona janë vënë në pranga pas një përleshjeje të armatosur në Pire, mes tyre shtetas shqiptarë dhe grekë. Arrestimet vijnë pas disa muajsh hetime nga autoritetet greke lidhur me një incident të rëndë që ndodhi më 29 shtator 2024 në orët e para të mëngjesit, jashtë një klubi nate në zonën e Pireut.
Sipas Policisë greke, përplasja ndodhi mes dy grupeve kriminale rivale, secili me të paktën gjashtë persona. Fillimisht, përleshja nisi me grushte dhe shqelma, por më pas eskaloi në përdorimin e armëve të zjarrit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Gjatë kontrolleve në banesat dhe mjetet e të dyshuarve, u sekuestruan:
3 armë zjarri (dy pistoleta dhe një revolver),
një armë gjahu,
14 thika të llojeve të ndryshme,
sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm,
veshje të përdorura në konflikt,
3 automjete dhe një motor,
marijuanë dhe tableta anabolike,
si dhe një shumë e konsiderueshme parash – 175.470 euro.
Të arrestuarit akuzohen për një sërë veprash penale, përfshirë: krijimin e një organizate kriminale, tentativë për vrasje me dashje, dëmtime të rënda trupore, shkelje të ligjeve për armët dhe drogën, si dhe për fshehje të provave.
Sipas autoriteteve, shumica e të ndaluarve kanë precedentë penalë për vepra të ngjashme dhe hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar fushëveprimin e plotë të aktivitetit të tyre kriminal.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.