Dy shtetas nga Prizreni janë arrestuar nga Policia e Kukësit gjatë një operacioni të koduar “Kalibri”, i cili çoi në goditjen e një rasti të trafikimit të armëve nga Kosova në Shqipëri. Operacioni u zhvillua në zonën e “Urës së Hasit”, ku u sekuestruan 8 armë zjarri të llojit pistoletë, të destinuara për shitje të paligjshme.
Në pranga ranë shtetasit Sh. Q., 31 vjeç dhe A. M., 46 vjeç, të dy banues në Prizren. Sipas policisë, armët ishin trafikuar përmes kufirit jeshil dhe u kapën gjatë një kontrolli në automjetin me të cilin po lëviznin dy të dyshuarit. Automjeti u ndalua në “Urën e Hasit”, ku gjatë kontrollit të imtësishëm u gjetën dhe sekuestruan 8 armë zjarri pistoleta, të cilat shërbimet policore i konfiskuan si prova materiale.
Operacioni është finalizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës. Autoritetet shqiptare kanë nisur hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikimit të armëve dhe të blerësve të mundshëm, identitetet e të cilëve nuk bëhen ende publike për shkak të hetimit në vijim.
Policia vijon punën për të zbuluar rrjetin e plotë dhe për të parandaluar raste të tjera të ngjashme që
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.