Një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin e një 34-vjeçari shqiptar dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike. Sipas autoriteteve italiane, i arrestuari, banues në rajonin e Foggias, u ndalua gjatë një kontrolli rrugor në rrugën “Marcantonio Franceschini”.
Efektivët vunë re një automjet të tipit Audi A4 Avant që lëvizte në mënyrë të dyshimtë dhe i kërkuan shoferit të ndalonte. Shqiptari u shfaq nervoz dhe deklaroi se ishte me nxitim, çka ngjalli dyshime të menjëhershme tek patrulla.
Gjatë kontrollit personal dhe të mjetit, karabinierët zbuluan një pako të fshehur nën sediljen e përparme të pasagjerit. Analizat paraprake konfirmuan se bëhej fjalë për rreth 1 kilogram kokainë, me qëllim të qartë shpërndarjeje në tregun lokal.
I dyshuari u arrestua menjëherë nën akuzën e mbajtjes dhe trafikut të lëndëve narkotike dhe, me urdhër të Prokurorisë së Bolonjës, u dërgua në burg në pritje të zhvillimeve të mëtejshme të hetimeve.
Karabinierët theksuan se ky operacion është pjesë e përpjekjeve të intensifikuara për të luftuar shpërndarjen e drogës në zonat urbane dhe periferike të qytetit. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar rrjetin dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.