“Nga populli më pro-amerikan në botë”: Osmani uron Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Facebook ku ka shkruar: “Nga populli më pro-amerikan në botë: Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. 

Osmani ka ndarë një video nga pjesëmarrja e saj në shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, të organizuar nga Ambasada Amerikanë në Prishtinë.

“Në këtë ditë të pavarësisë së SHBA-së ne nuk festojmë vetëm historinë e juaj, por nderojmë edhe se si ka formësuar tonën”, ka thënë ndër të tjera Osmani gjatë fjalimit të saj.

Ajo ka theksuar se populli amerikan ka qëndruar me Kosovën në çdo hap.

“Para 26 vjetëve, udhëheqja juaj na ndihmoi që të fitonim lirinë, një liri që u mohua për shekuj, e çdo vit më tej. Përmes ndërtimit të paqes, ndërtimit të institucioneve dhe zhvillimet ekonomike dhe forcimit strategjik të mbrojtjes dhe diplomacisë. Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së”, ka thënë Osmani.

Data 4 korrik shënon 249-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.