Akademia e Shkencave të Shqipërisë takim shkencor mbi gjuhët e Ballkanit

E premte, 4 Korrik, 2025

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u zhvillua takimi shkencor me temën “Gjuhët e Ballkanit në një dimension të ri”, i organizuar nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Në këtë aktivitet u prezantua për herë të parë në nivel botëror vepra e re “The Balkan Languages” (Gjuhët ballkanike), e autorëve të shquar amerikanë, profesor emeritus Brian D. Joseph dhe profesor emeritus Victor A. Friedman, botuar nga Cambridge University Press në vitin 2025.

Drejtuesi i takimit, prof. asoc. Aristotel Spiro, vlerësoi marrëdhëniet e ngushta të bashkëpunimit shkencor që autorët kanë zhvilluar me komunitetin shqiptar, duke zgjedhur Shqipërinë për promovimin e parë ndërkombëtar të librit.

Vepra është rezultat i më shumë se tridhjetë vjet kërkimesh dhe bashkëpunimi në fushën e gjuhësisë ballkanike, duke ofruar një qasje të re dhe të thelluar mbi mekanizmat historikë, shoqërorë dhe dialektorë që kanë formuar Lidhjen Gjuhësore Ballkanike. Në këtë studim, gjuha shqipe ka një rol qendror, jo vetëm si një nga gjuhët më të vjetra të rajonit, por edhe si kontribuese aktive në formimin e “ballkanizmave”, si përdorimi i nyjës së prapme shquese, ndërtimet analitike të kohëve, dobësimi i paskajores dhe strukturat e pronësisë.

Friedman dhe Joseph theksojnë se shqipja nuk është vetëm përfituesja e veçorive gjuhësore ballkanike, por edhe burim dhe ndërmjetëse në kontaktet ndërgjuhësore në rajon. Libri përçon një qasje kritike dhe të ekuilibruar, duke u fokusuar edhe në gjuhët më pak të përfaqësuara, si rome ballkanike, turqishtja, torlakishtja dhe judezmoja.

Ky botim përfaqëson një moment të rëndësishëm për studimet gjuhësore shqiptare dhe ballkanike, duke afirmuar rëndësinë e shqipes si kontribuuese aktive në historinë komplekse të kontakteve gjuhësore në Europën Juglindore.

Profesor emeritus Brian D. Joseph shprehu mirënjohjen për albanologët shqiptarë dhe të huaj që e kanë ndihmuar në hulumtimet dhe kërkimet në terren, duke vlerësuar ndihmën e tyre në këtë punë kërkimore të thellë.

Takimi në Akademinë e Shkencave u prit me interes të madh nga studiues të fushës, duke theksuar rëndësinë e këtij botimi për thellimin e njohurive mbi gjuhët dhe kulturat e Ballkanit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.