Kosova dhe Belgjika kanë bërë një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe, pasi shteti belg vendosi të njohë zyrtarisht atasheun e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Bruksel. Ky vendim pritet të fuqizojë përfaqësimin ushtarak dhe marrëdhëniet institucionale ndërmjet dy vendeve, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.
Në një konferencë të përbashkët për media në Prishtinë, ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dhe homologu i tij belg, Theo Francken, theksuan rëndësinë e këtij hapit në kuadër të bashkëpunimit strategjik.
Ministri belg Francken u ndal edhe te situata në veri të Kosovës, duke theksuar mbështetjen e qeverisë së tij ndaj Kosovës dhe rolin e trupave belge të stacionuar në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it. “Qeveria belge është e përkushtuar për sigurinë e qytetarëve të Kosovës dhe për të theksuar se Kosova është pjesë e Evropës,” tha ai.
Maqedonci shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Belgjikës që nga viti 2008 dhe e cilësoi vendimin për emërimin e atasheut si një hap të rëndësishëm drejt integrimit euroatlantik të Kosovës. “Ky lajm ka peshë të madhe për vendin tonë, duke e vendosur Kosovën më pranë partnerëve strategjikë dhe institucioneve të NATO-s dhe BE-së,” deklaroi ministri në detyrë.
Nga ana e tij, ministri belg Francken e përshkroi këtë si një “hap logjik” në përforcimin e partneritetit në fushën e sigurisë mes dy vendeve, duke theksuar edhe rolin e pilotëve të dronëve belgë dhe trupave të KFOR-it në Kosovë.
Vendosja e atasheut ushtarak në Bruksel shënon një moment historik në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës dhe pritet të përmirësojë më tej koordinimin dhe mbështetjen ndërkombëtare për Kosovën.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.