Kritika ndaj Kurtit pas deklaratës për ish-krerët e UÇK-së

E premte, 4 Korrik, 2025

Deklarime të ulëta dhe në funksion të Prokurorisë në Hagë, po konsiderohen ato të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar pas deklaratës se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli po japin “instruksione politike nga burgu në Hagë”.

Thaçi dhe Veseli, bashkë me Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin po përballen me një proces të tejzgjatur gjyqësor. Ata ndodhen në paraburgim në Hagë pas akuzave për krime të pretenduara të luftës.

Avokati Ardian Bajraktari thotë se procesi gjyqësor është në një fazë delikate dhe deklarime të tilla shkojnë në funksion të Prokurorisë.

Sa i përket impaktit të tyre në procedurë, ne kemi qenë dëshmitarë në të kaluarën ku deklarata edhe të personave shumë më me pak ndikim në shoqëri ka ndikuar që Prokuroria Speciale t’i përdor si prova në drejtim të justifikimit të kërkesave të tyre për vazhdimin e masave të paraburgimit, si masa më e ashpër për sigurimin e prezencës të pandehurit në procedurë. Prandaj, në këto rrethana ku procesi gjyqësor është në një fazë shumë delikate në Hagë, vlerësoj që deklarata të tilla shkojnë në funksion të Prokurorisë, për çka vlerësoj që nuk duhet të ndodhin nga kushdo qoftë, e aq më tepër nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti”, deklaron ai.

Avokati Ardian Bajraktari thotë se është e pamundur që të ketë komunikime të tilla, meqë ka monitorime strikte.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se Kurti me këto deklarata “po vazhdon me qenë argat i prokurorisë”.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka dënuar këtë deklaratë, duke thënë se “mund të përdoret drejtpërdrejt në dëm të tyre’. Kurti këtë deklaratë e ka dhënë më 2 korrik në një intervistë në Tëvë1.

“Ky deklarim publik është jashtëzakonisht i papërgjegjshëm dhe politikisht i rrezikshëm, veçanërisht në një kohë kur ndaj Thaçit dhe të tjerëve është ngritur një aktakuzë e re, që përfshin pretendime për frikësim, pengim dhe hakmarrje ndaj dëshmitarëve, nëpërmjet komunikimeve të mundshme nga institucioni i paraburgimit. Dhe tani, vetë ish Kryeministri i Kosovës mbështet publikisht një narrativë që mund të përdoret drejtpërdrejt në dëm të tyre, duke i dhënë jehonë të panevojshme një çështjeje që është tashmë nën vlerësim gjyqësor ndërkombëtar. Z. Kurti, kur s’mund të ndihmosh, të paktën mos i dëmto!”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Në këtë reagim thuhet se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka vizituar asnjëherë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë dhe se nuk ka reaguar për “keqtratjtimet dhe padrejtësitë” që po u bëhen atje./Kosovapress/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.