Kosovë/Serbia kërcënon me radikalizim për ndërtimin e urës mbi Ibër në Mitrovicë

E premte, 4 Korrik, 2025

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, ka dënuar ashpër ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër që lidh dy pjesët e Mitrovicës, duke e cilësuar këtë si një provokim dhe shkelje të marrëveshjes së Brukselit. Ai pretendon se qeveria e Kosovës nuk ka marrë parasysh sigurinë e popullsisë lokale dhe se ky projekt po përdoret për të thelluar ndarjet etnike.

“Në vend që të nxisë besimin dhe dialogun, kryeministri Kurti ka zgjedhur përsëri konfrontimin, duke përdorur infrastrukturën si armë për të thelluar përçarjen dhe për të fituar pikë politike para zgjedhjeve lokale,” tha Gjuriç. Ai vuri në dukje se veriu i Kosovës mbetet në një situatë të presionit dhe de facto pushtimi administrativ.

Ministri serb e cilësoi urën si një “simbol të konfliktit të pazgjidhur” dhe akuzoi Prishtinën për përpjekje për të larguar komunitetin serb nga ky rajon. Ai u bëri thirrje Bashkimit Europian, KFOR-it dhe aktorëve ndërkombëtarë të ndërhyjnë menjëherë për të ndalur këtë “veprim të rrezikshëm”, duke paralajmëruar se mosreagimi do të inkurajojë radikalizmin dhe do të dëmtojë dialogun politik.

Gjuriç gjithashtu sinjalizoi rrezikun e provokimeve të mundshme dhe theksoi nevojën për mbrojtjen e sigurisë në Kosovë në këto kushte të tensionuara.

Ky reagim i Beogradit vjen në një kohë kur projekti i ndërtimit të urës pritet të forcojë lidhjen mes komuniteteve të ndara në Mitrovicë, duke qenë pjesë e përpjekjeve për stabilizim dhe bashkëpunim në veri të Kosovës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.