LDK: Vetëvendosje po shkel vendimin e Kushtetueses, do apelojmë në Gjykatë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Pas dështimit të 41-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kreu i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Abdixhiku tha se me ndryshimin e rendit të ditës, VV po kryen një veprim në kundërshtim me Kushtetutën dhe se LDK-ja do ta dërgojë këtë çështje për shqyrtim në Gjykatë pas përgatitjeve nga juristët e partisë.

Në deklaratën pas përfundimit të seancës së 41-të konstituive, Abdixhiku shtoi se do të presin edhe qëndrimin e presidentes Vjosa Osmani pas takimeve me liderët politikë. Ai theksoi se qëndrimi i deputetëve të opozitës, të cilët kanë qëndruar në sallë edhe pas ndërprerjes së seancës, është një përpjekje për të komunikuar me qytetarët dhe për të mbrojtur rendin kushtetues.

“Në mungesë të respektimit të vendimit të Kushtetueses, ne do të kërkojmë drejtësi në Gjykatë,” tha Abdixhiku, duke paralajmëruar se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, seancat konstituive do të ndërpriten.

Seanca e 41-të u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit për votimin e komisionit që mundëson zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë. Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së mbajtën fjalime duke akuzuar Vetëvendosjen për bllokim të procesit dhe shkelje të Kushtetutës.

Kjo krizë politike vijon më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke penguar formimin e institucioneve të reja dhe qeverisë së re në Kosovë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.