Deputeti dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar nevojën e krijimit të një shumice prej 61 votash për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Ai paralajmëroi se vonesat në këtë proces mund të kenë pasoja të mëdha për vendin.
“Nëse Kurti i bën 61 veta të zgjedhë kryetarin. Nëse nuk i bën, ai na harxhon 30 ditë, na mban peng. Si duket, ai ka vendosur t’i harxhojë këto 30 ditë pa e krijuar shumicën”, tha Haradinaj, duke shtuar se është e domosdoshme që procesi të mos ngecë më tej.
Përpjekja për konstituimin e Kuvendit ka dështuar për herë të 41-të, ndërkohë që në votimin për Komisionin për votim të fshehtë, nga 99 deputetë në sallë, 54 votuan pro, pa kundërshtime apo abstenime.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Kuvendi i ri duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga mbledhja e parë, por që nga vendimi i 26 qershorit partitë politike nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.