“Liri a vdekje” rikthehet i restauruar në ekran pas 45 vitesh

E enjte, 3 Korrik, 2025

Filmi “Liri a vdekje”, një nga veprat më të njohura të kinematografisë shqiptare të viteve ’70, është restauruar plotësisht dhe do të rikthehet në ekran pas 45 vitesh nga realizimi i tij. Ky projekt i rëndësishëm është finalizuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF), me mbështetjen e programit evropian “Sezoni i Filmave Klasikë” i Association des Cinémathèques Européennes (ACE).

Filmi, prodhim i vitit 1979 me regji të Ibrahim Muçajt dhe Kristaq Mitros, do të ketë premierën e tij të restauruar në kuadër të edicionit të radhës të Tirana International Film Festival, i cili do të zhvillohet nga 21 deri më 27 shtator 2025 në kryeqytet.

Sipas njoftimit të AQSHF-së, restaurimi është kryer në laboratorin e specializuar Augustus Color në Romë, pas skanimit në 4K të materialeve origjinale filmike të figurës dhe zërit në studiot e vetë Arkivit. Procesi i restaurimit ka rikthyer me besnikëri ngjyrat, detajet dhe cilësinë akustike të filmit, siç dëshmojnë edhe pamjet krahasuese të publikuara nga institucioni.

“Liri a vdekje” vjen si një tjetër vepër e shpëtuar nga degradimi i kohës, në vazhdën e përpjekjeve të AQSHF-së për ruajtjen dhe rikthimin e trashëgimisë së filmit shqiptar. Restaurimi jo vetëm ruan një vlerë të rëndësishme kulturore dhe historike, por i jep publikut mundësinë ta shohë filmin me cilësi të standardeve bashkëkohore.

Ky projekt është pjesë e nismave evropiane për ruajtjen e pasurisë filmike, duke e kthyer vëmendjen te kinematografia si një pasqyrë e memories kolektive dhe identitetit kulturor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.