Krasniqi: PDK-ja e gatshme për zgjidhje politike, presim ndryshim nga LVV-ja

E enjte, 3 Korrik, 2025

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se kanë rikonfirmuar qëndrimet e tyre politike dhe gatishmërinë për të luajtur rolin e tyre në gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike në vend.

“Kemi rikonfirmuar qëndrimin dhe gatishmërinë e PDK-së për të luajtur rolin tonë në gjetjen e një zgjidhje të krizës politike, sidomos tani që kemi qartësi nga aktgjykimi i Kushtetueses. Ky aktgjykim e ka bërë të qartë rolin e secilit,” tha Krasniqi para mediave.

Ai shtoi se presin nga presidentja Osmani t’i informojë nëse ka ndonjë ndryshim në “kryeneçësinë politike të Lëvizjes Vetëvendosje”. “Koalicionin e parë e ka detyruar për gjetjen e kompromisit apo konsensusit. Shpresojmë që këto konsulta të jenë në funksion të gjetjes së rrugëdaljes. Por mbetet që takimet e tjera të na qartësojnë nëse ka ndryshim apo jo të qëndrimit të LVV-së dhe Albin Kurtit, të cilët po mbajnë të bllokuar Kuvendin,” theksoi ai.

Presidentja Osmani zhvilloi takime të njëpasnjëshme me krerët e partive kryesore, duke nisur me kryeministrin në detyrë dhe kreun e LVV-së, Albin Kurti, dhe më pas me Memli Krasniqin.

“Diskutuam gjerë e gjatë. I përmendëm të gjitha elementet përbërëse dhe tani presidentja do të ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë të partive politike. Mbase në fund do të shohim nëse kemi bërë përparim dhe sa është i mjaftueshëm ky përparim. Duhet t’i japim shansin edhe takimeve të tjera dhe në fund të vlerësojmë progresin, për të cilin jemi të gjithë të interesuar,” tha Kurti pas përfundimit të takimit me presidenten Osmani.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.