Britania përballet me rekord azilkërkuesish, 20 mijë kalime në gjashtë muaj

E enjte, 3 Korrik, 2025

Mbi 19,982 persona kanë kaluar Kanalin Anglez drejt Britanisë së Madhe që nga 1 janari 2025, një rekord i ri për periudhën gjashtëmujore dhe një rritje alarmante krahasuar me vitet e kaluara. Vetëm të hënën, 879 emigrantë mbërritën me varka të vogla, çka rrit ndjeshëm presionin mbi qeverinë e re të kryeministrit Keir Starmer.

Sipas të dhënave zyrtare, kjo shifër përfaqëson një rritje prej 48% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe 75% më shumë se në vitin 2023. Është hera e parë që numri i kalimeve arrin këtë nivel që nga viti 2018, kur nisën të përllogariten statistikat e kalimeve ilegale përmes kanalit.

Kryeministri Starmer është zotuar të godasë rrjetet kriminale të trafikantëve të qenieve njerëzore, ndërsa qeveria deklaroi se nga korriku i kaluar janë dëbuar mbi 24,000 persona që nuk kishin të drejtë qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Autoritetet kanë fajësuar motin e mirë dhe përdorimin e “teknikave të reja” nga grupet kriminale si arsye për rritjen e fluksit. Ndërkohë, situata ka marrë edhe një dimension tragjik: vetëm në vitin 2024, 73 persona humbën jetën gjatë përpjekjes për të kaluar Kanalin Anglez.

Qeveria britanike përballet tani me sfida të mëdha për të gjetur një zgjidhje efektive, humane dhe ligjore për frenimin e migracionit të paligjshëm.

https://www.protothema.gr/world/article/1662665/rekor-examinou-sti-vretania-stis-afixeis-metanaston-eftasan-20000-apo-tis-arhes-tou-etous/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.