Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në vendosjen e gurthemelit për dy ura të reja mbi lumin Ibër, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për lidhjen mes veriut dhe jugut të Mitrovicës. Ai deklaroi se kjo është shprehje e përkushtimit të qeverisë për të promovuar komunikimin, qarkullimin e lirë, bashkëpunimin dhe shkëmbimet mes dy pjesëve të qytetit.
“Kemi kaluar kohën e barrikadave, tani është koha e bashkëpunimit, e qarkullimit të lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit,” tha Kurti. I pyetur për takimin e thirrur nga presidentja Osmani, ai shtoi se është për “ura bashkëpunimi” dhe e mbështet çdo iniciativë për dialog.
Kryeministri në detyrë shtoi se veprimet e qeverisë janë në përputhje me ligjet dhe janë për të mirën e qytetarëve, duke ftuar ata që kanë dilema të kontaktojnë institucionet për sqarime.
Për mundësinë e barrikadave në veri, Kurti u shpreh se “ka kaluar koha e barrikadave” dhe beson se urat do të shfrytëzohen nga të gjithë, përfshirë edhe serbët në veri të Mitrovicës.
Projekti i ndërtimit të dy urave mbi lumin Ibër pritet të përfundojë në vjeshtë, me një kosto prej afro 3 milionë euro. Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit, përveç kryeministrit Kurti, morën pjesë edhe kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, nënkryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, si dhe ministrat në detyrë Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu.
Ky projekt është pjesë e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së Jugut dhe Veriut, duke synuar përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore dhe forcimin e bashkëpunimit lokal.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.