Shoqata shqiptare “Vatra KIF” në Suedi ka reaguar ashpër ndaj një aktiviteti të organizuar nga grupi ekstremist serb “Delije” në një palestër komunale në qytetin Göteborg, duke e cilësuar këtë ngjarje si të rrezikshme dhe të papranueshme për bashkësinë shqiptare në vend.
Sipas kryetarit të shoqatës, Behar Tahiri, aktiviteti është zhvilluar më 26 prill në një hapësirë publike sportive, ku “Delije”, grupi famëkeq që mbështet ekipin Crvena Zvezda dhe njihet për retorikën e tij nacionaliste, ka shpalosur mesazhe ofenduese dhe anti-shqiptare, si dhe ka mbledhur fonde që dyshohet se përdoren për të mbështetur struktura që destabilizojnë veriun e Kosovës.
“E kemi zhvilluar këtë shqetësim me të gjitha institucionet përkatëse në Suedi, përfshirë autoritetet komunale të Göteborgut,” shkruan Tahiri në një deklaratë të shpërndarë në rrjete sociale. Ai thekson se në të njëjtën palestër, Shoqata “Vatra KIF” ka zhvilluar për vite me radhë aktivitete për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë, duke promovuar sportin, integrimin dhe bashkëjetesën.
“Në këtë sallë fëmijët tanë mësojnë vlerat e sportit dhe bashkëjetesës. Është e papranueshme që në të njëjtin ambient të përhapen mesazhe që nxisin urrejtje etnike dhe dhunë,” ka thënë Tahiri.
Krahas kontaktimit të institucioneve lokale, “Vatra KIF” ka kërkuar ndërhyrje edhe nga autoritetet diplomatike të Kosovës dhe Shqipërisë në Suedi. Shoqata ka njoftuar ambasadat përkatëse në Stokholm, duke kërkuar reagim zyrtar ndaj asaj që e cilëson si një shkelje të rëndë të standardeve demokratike dhe të bashkëjetesës etnike në një shtet si Suedia.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.