Serbi/Shaip Kamberi bojkot Parlamentit për shkelje të të drejtave të shqiptarëve

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se nuk do të marrë më pjesë në punimet parlamentare të ardhshme, në shenjë proteste ndaj shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe mungesës së vullnetit politik për reforma reale demokratike.

Në një deklaratë të publikuar në Facebook, Kamberi thekson se përfaqëson një komunitet që i qëndron besnik orientimit pro-evropian të Ballkanit Perëndimor dhe beson fuqishëm në vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë. Ai shton se respektimi i të drejtave të njeriut dhe të pakicave është themeli i çdo shoqërie të shëndoshë evropiane.

Deputeti shqiptar komentoi gjithashtu krizën politike në Serbi, ku opozita pro-evropiane ka bojkotuar Parlamentin për shkak të “krizës së thellë politike dhe institucionale”. Ai përshkroi realitetin e rëndë që përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke përmendur mosnjohjen e diplomave, nënpërfaqësimin politik dhe institucional, pasivizimin administrativ dhe mungesën e perspektivës ekonomike si pjesë të një agjende sistematike për shpopullimin e shqiptarëve në këtë zonë.

Kamberi vuri në dukje se, pavarësisht tre marrëveshjeve të nënshkruara me Beogradin në vitet 2001, 2009 dhe 2013, gjendja e shqiptarëve në Serbi nuk ka përmirësim të dukshëm. Ai theksoi mungesën e vullnetit politik për të avancuar nismat ligjore që do të përmirësonin pozitën e tyre, duke shtuar se vendimi i tij për bojkot është një hap i domosdoshëm.

Deputeti gjithashtu nënvizoi se demokratizimi i Serbisë kërkon një vullnet të sinqertë për reformë, respekt për të gjithë qytetarët dhe trajtim të barabartë për komunitetet, si dhe shkëputje nga politika imperialiste e viteve ’90.

Në përmbyllje, Kamberi bëri apel për ndërtimin e një shoqërie pro-evropiane të bazuar në kushte të barabarta dhe trajtim dinjitoz për të gjithë, përfshirë shqiptarët, dhe njoftoi se do të komunikojë më vonë për hapat e ardhshëm politikë në koordinim me aleatët e tij dhe ata që besojnë në vlerat demokratike dhe properëndimore.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.