Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ende nuk ka marrë ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për takim, ku do të diskutohej për gjetjen e një zgjidhjeje për ngërçin politik në vend. Pas dështimit të seancës së 40-të për konstituimin e Kuvendit, Abdixhiku tha se do t’i përgjigjen ftesës sapo ta marrin atë.
“Shkojmë kurdo që të marrim ftesë dhe bën mirë që na mbledh Presidentja dhe bën mirë që të ketë qëndrim për këtë çështje”, deklaroi Abdixhiku.
Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e konsideron si një hap pozitiv thirrjen e presidentes Osmani për takim, por nuk dha koment mbi mundësinë e arritjes së ndonjë rezultati konkret. Sipas tij, bllokada politike vazhdon të jetë pasojë e qëndrimeve të forta dhe “kryengritësisë” së Lëvizjes Vetëvendosje.
Situata politike mbetet e tensionuar ndërsa partitë vazhdojnë të presin thirrjen zyrtare për takime, të cilat pritet të jenë vendimtare për formimin e institucioneve të reja në Kosovë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.