Është arrestuar në Francë Paul Deda, ish-truprojë dhe shoqërues personal i ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri. Deda ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një dënimi të formës së prerë me 8 vite burgim nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Sipas dosjes hetimore, Deda ishte përfshirë në një rrjet ndërkombëtar droge që kishte bashkëpunuar me shtetas shqiptarë dhe italianë për trafikimin e mbi 1 ton kanabis (1016 kg) drejt Italisë, nëpërmjet rrugës detare. Ngarkesa u sekuestrua nga autoritetet italiane në qytetin e Barit, ku u arrestuan dy bashkëpunëtorë të tij në momentin e mbërritjes së mjetit lundrues.
Paul Deda, i njohur edhe me emrin Agustin Deda, u dënua fillimisht me 12 vjet burg për “trafik droge” dhe “anëtarësim në grup të strukturuar kriminal”, por pas përfitimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u reduktua në 8 vjet.
Të njëjtin dënim e morën edhe dy anëtarë të tjerë të grupit: Leonidha Sejdiaj dhe Hamid Seferi, të cilët gjithashtu përfituan nga procedura e gjykimit të shkurtuar.
Vendimi u shpall nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Aurel Arapi, Ilir Përdeda dhe Ardit Mustafaj. Rasti është pjesë e hetimit të përbashkët disa vjeçar ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe italiane, i koduar si “Operacioni Shpirti”, i cili u prezantua për herë të parë në një konferencë të përbashkët për shtyp nga SPAK dhe Antimafia italiane më 4 korrik 2021.
Aktualisht, pritet procedura e ekstradimit të Paul Dedës drejt Shqipërisë për vuajtjen e dënimit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.