Ish-diplomati i lartë amerikan dhe njohësi i Ballkanit, Jonathan Moore, ka këshilluar Prishtinën që të përqendrohet në sigurimin e njohjeve të pavarësisë nga vendet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Europian, në vend që të kërkojë njohje individuale në Afrikë apo Azi.
Në një intervistë për Ditarin e Kosovës në A2 CNN, Moore tha se mungesa e një qeverie të qëndrueshme në Kosovë po pengon dialogun Kosovë-Serbi dhe përparimin në procesin e njohjes ndërkombëtare.
“Nëse do të kishte një qeveri të fortë dhe pragmatike në Prishtinë, ajo duhet të punojë me vendet europiane që nuk e kanë njohur Kosovën ende, në vend të vendosjes së fokusit në Afrikë apo Azinë,” u shpreh Moore.
Sipas tij, prioriteti kryesor duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje me Beogradin për të avancuar dialogun dhe integrimin europian. Moore shtoi se aktualisht nuk ka kushte për negociata serioze për shkak të mungesës së konsensusit politik pas zgjedhjeve të shkurtit.
Megjithatë, ai vuri në dukje se edhe pa njohjen e menjëhershme nga Serbia, Kosova mund të bëjë përparime nëpërmjet liberalizimit të tregtisë, lehtësimit të kalimit në kufij dhe bashkëpunimit praktik.
“Kosova duhet ta marrë këtë iniciativë vetë, pa vendosur kushte të pakapërcyeshme,” përfundoi ish-zyrtari amerikan.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.